Një nga letrat më të bukura të dashurisë të shkruara ndonjëherë: Të dua, e dashur…

grua

George H. W. Bush ka qenë presidenti i 41-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Krahas karrierës në politikë, ai njihet edhe për lidhjen me Barbara Bush. Të njohur që në adoleshencë, kur ajo ishte vetëm 16 vjeçe dhe ai 17 vjeç, ata patën një histori dashurie 73-vjeçare. Barbara ndërroi jetë përpara ish-presidentit, kurse ai ndërroi jetë 8 muaj pas vdekjes së saj, në moshën 94-vjeçare.

Nëpërmjet librit të autobiografisë të George H. W. Bush, zbulojmë se përpara nipërve, Barbara Bush shprehej se ishte martuar me mashkullin e parë që kishte puthur dhe se nipërit nuk e besonin për këtë gjë.

Ata u njohën që në adoleshencë dhe u lidhën prej ndihmës së një shoku të ish-presidentit. Që nga ajo kohë, patën një nga historitë më të bukura të dashurisë, të përfolur kudo në media, transmeton ‘bota.al’.

Më poshtë ju sjellim një pjesë nga një prej letrave të dashurisë së ish-presidentit për Barbara Bush, e cila vlerësohet si një ndër letrat më të bukura të dashurisë të shkruara ndonjëherë. Në vetëm pak rreshta, mund ta kuptoni se sa e fortë ishte ndjenja që ata kishin për njëri-tjetrin.

“Kjo duhet të jetë një letër e thjeshtë për t’u shkruar – fjalët duhet të vijnë vetë dhe shkurtimisht, unë do ta kem të thjeshtë të të them se sa u lumturova, kur hapa letrën dhe pashë njoftimin e fejesës sonë, por çuditërisht nuk po mundem dot ta shkruaj çdo gjë në këtë letër. Të dua, e dashur, me gjithë zemrën time dhe të di që edhe ti më do, do të thotë shumë për mua. Kushedi sa herë e kam menduar lumturinë e pamatshme që do të jetë e jona një ditë. Sa me fat do të jenë fëmijët tanë që do të kenë një nënë si ty”.

ObserverKult


Lexo edhe:

LETËR DASHURIE E DRITËROIT PËR SADIJEN: TANI DO TË PAJTOHEMI, SE TËRË KËTË JAVË JEMI GRINDUR