Një pikturë e rrallë nga Vincent Van Gogh u shit në ankand nga Sotheby’s Paris për 13.1 milionë euro, njofton NBC News.
Shitja e ”Street Scene in Montmartre” ishte pritur me shumë entuziazëm. Pasi ishte një nga pikturat e pakta nga mjeshtri impresionist holandez që kishte qenë ende në duar private.
Shtëpia e ankandit kishte pritur që ajo të shitej për midis 5 milionë euro dhe 8 milionë euro, transmeton ‘insajderi’.
Sotheby’s tha se vepra kishte mbetur në të njëjtën koleksion familjar. Për më shumë se 100 vjet, larg vëmendjes së publikut.