Një pite të keqe për mysafirin e mirë!

shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

Anekdotat popullore janë tregime të shkurtra shpotitëse e satirike, përmes së cilave interpretohen dukuritë e ndryshme shoqërore, ngjarje e ndodhi . Ju sjellim një prej tyre:

            Një natë dimri Ramadan Shabani shkon mysafir te Xhemajl Abria. Të dy ishin pleqnar të njohur.  Të gëzuar për takimin, te dy pleqtë në kullë harrohen në bisedë.  Dikur, nëna e Xhemajlit, që e dinte se në kullë është një mysafir i mirë, shkon dhe troket në derë.

   Del Xhemajli në derë të kullës:
    – Hë nënë, ç’e mirë të solli këtu?
-Më thanë se të ka ardhë një mysafirë i mirë bre loke?!
– Po, bre nënë, pasha zotin, mysafirë më të mirë kjo kullë nuk pret!
– Ani lokes, çka po ta do zemra të të gatuaj nana për darkë? I kemi, shyqyr zotit tana të mirat e, për mysafirin e mirë – diçka ma të mirë!

– Gatuaja nënë një pite të keqe!
-Qysh loke, pite të keqe për mysafirin e mirë?
– Oj nënë, ruaje bulmetin për llaskucë që vijë për bark, ata ta marrin për gojë konakun, se ky ka ardhur për llaf e muhabet – tybe e treqind tybe as mendja nuk i shkon se çka i qet në sofër!…

ObserverKult

Kliko edhe:

POPULLORE: KU S’TË THËRRASIN, MOS SHKO; KU S’TË PYESIN, MOS KUVENDO!