Në një pllakë argjile babilonase 3 700-vjeçare po konsiderohet si gjetja më e vjetër e gjeometrisë së aplikuar në botë.
Bëhet fjalë për një dokument kadastral, hartuar nga një ekspert për të zgjidhur një mosmarrëveshje në lidhje me ndarjen e një toke.
Këndet e drejta në këtë pllakë babilonase janë vizatuar duke përdorur sistemin e trefishtë mbi 1 000 vjet para Pitagorës.
Kjo pllakë babilonase argjilore, eshtë gjetur në Irak në 1894 dhe u shenjua me inicialet Si.427.
“Shembulli i vetëm i njohur i një dokumenti kadastral nga periudha e lashtë babilonase”.
Kështu shkruhet në përshkrimin përcjellës të artefaktit.
Zbulimi është me rëndësi të madhe për historinë e matematikës.
“Askush nuk priste që babilonasit të përdorin treshet e Pitagorës në këtë mënyrë”.
Babilonasit përdornin një pllakë, e emërtuar Plimpton 322, që ishte si një lloj manuali për të zgjidhur problemet e tyre praktike.
Ishte kjo një strategji ndryshe nga trigonometria e grekëve.
Mendohet se kjo pllakë babilonase është konceptuar duke vëzhguar yjet në shekullin II para Krishtit./atsh
ObserverKult
Lexo edhe:
Zbulim arkeologjik paleokristian te Mozaiku i Tiranës
Lexo edhe:
Qyteti nën ujë, gjendet shporta me fruta- e vjetër 2400 vjet
Përveç historisë së mësipërme të shkruar në një pllakë babilonase, ka edhe diçka tjetër që mund të nxisë kurreshtjen tuaj.
E pabesueshme, por arkeologët nënujorë zbuluan shporta prej xunkthi me fruta, që datojnë nga shekulli i katërt p.e.s.