Zhytësja dhe kërcimtarja spanjolle, Ariadna Hafez, ka realizuar një kërcim tango që të lë pa frymë… jo vetëm sepse ishte jashtëzakonisht i bukur, por edhe sepse u realizua në një thellësi prej 10 metrash në ujë, në Motegrotto Terme të Italisë.
“Ndonjëherë, arti bëhet thjesht sepse e dimë që është i bukur”, tha producenti dhe regjisori i filmit 3-minutësh, Bastien Soleil.
“Gjatë kësaj kohe dua që shikuesit ta lënë veten ‘të transportohen’. larg rutinës së përditshme, në një botë ëndrrash”.
Sipas francezit, kërcimtarja dhe kameramanët, të gjithë zhytës profesionistë, janë zhytur 120 herë në thellësinë 10 metra, për të realizuar videon spektakolare.
ObserverKult
———————
Lexo edhe:
AMARILDO PREGAPUCA: PRA, TANGO FILLO…
Nuk dua miq në këtë natë,
as miq të rinj dhe as miq të vjetër.
Sonte s’të dua as ty o gotë,
në një tjetër botë të humbas dua.
Dua – djallin ta sfidoj
si një burrë, një ushtar a mëkatar
dhe edhe veten si di unë ta godas
aty ku dhemb me shumë,
këtë dua.
Pra tango fillo…
M’i ndiz dëshirat, epshet, pasionet
Dhe ti e panjohur ashtu më vështro,
Më prek, më tundo, më çmend,
dhe hesht e vallëzo!
Se dua emrin tënd
as nga vjen a ku shkon,
ç’të pëlqen, ç’urren a çfarë jo.
Veç hapat e tua dua
nën të pamëshirshmen muzikë
dhe ritmin…ritmin mos harro!
Nën aromën tënde të dehem,
të magjepsem me trupin tënd,
sinkronizimi të luaj me ndjenjën,
adrenalina të pushtoj çdo vend,
pastaj- le te heshtin tingujt
dhe prekjet le të ndalojnë.
POEZINË E PLOTË E GJENI KËTU