Një unazë 2300-vjeçare floriri është gjetur në Jerusalem, mund të ndryshojë perceptimin për “Qytetin e Davidit”

Është e mundur që unaza të sjellë njohuri të reja për origjinën e Jerusalemit. Ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe i përkiste ose një fëmije ose një vajze.

Ajo shkëlqen pothuajse si e re, dhe është 2300-vjeçare, një unazë ari shumë e ruajtur u gjet gjatë gërmimeve në Jerusalem, e cila ndryshoi imazhin e përgjithshëm të qytetit në atë kohë. Atë e gjeti një grua shtatzënë.

Është e mundur që unaza të sjellë njohuri të reja për origjinën e Jerusalemit. Ishte zbukuruar me një gur të çmuar të kuq dhe i përkiste ose një fëmije ose një vajze.

E ka origjinën nga epoka helenistike, bëri të ditur shërbimi kompetent izraelit.

Një punëtore e gjeti unazën duke shoshitur dheun. Ajo është pjesë e një ekipi që punon në gërmimet arkeologjike të nisura bashkërisht nga Instituti i Izraelit për Antikitetet dhe Universiteti i Tel Avivit. Në kantierin “Qyteti i Davidit” po kryhen gërmime.

“Papritmas pashë diçka që shkëlqente”, tha punëtorja. “Menjëherë bërtita se e kisha gjetur unazën”. Ajo shtoi se i gjithë ekipi ishte i emocionuar.

“Është një pjesë shumë emocionuese, nuk gjen diçka të tillë çdo ditë”. Më pas ajo tha se në të vërtetë kishte dashur gjithmonë të gjente diçka prej ari. “Jam shumë e lumtur që ëndrra ime u realizua dhe që një javë para pushimit të lehonisë”.

Stili i unazës tregon epokën persiane dhe helenistike të hershme të fundit të shekullit të 4-të deri në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit.

“Në atë kohë, njerëzit filluan të preferonin arin me gurë të çmuar mbi arin e gdhendur”, thuhet në deklaratë. Unaza e artë është një nga një sërë objekte dhe strukturash të gërmuara, të cilat u gjetën në kantierin e parkingut Givanti në “Qytetin e Davidit”.

Shkencëtarët pjesëmarrës në projektin e gërmimeve thonë se të gjitha këto gërmime do të kontribuojnë në krijimin e një tabloje ndryshe të banorëve të Jerusalemit në epokën e hershme helenistike.

Për shkak se strukturat e mëparshme dhe objektet e gërmuara të asaj periudhe ishin të rralla, studiuesit kanë supozuar se Jerusalemi atëherë ishte një qytet i vogël, i kufizuar në majën e shpatit juglindor – “Qyteti i Davidit” – dhe me burime të kufizuara.

Tani shkencëtarët i interpretojnë ndërtesat e gërmuara dhe objektet e arit si një tregues se ekonomia ishte në lulëzim dhe se qyteti mund të kishte edhe një status elitar në atë kohë./DW

ObserverKult


Lexo edhe:

ZBULIMET MË TË RËNDËSISHME ARKEOLOGJIKE TË VITIT 2022

Viti 2022 ishte një vit zbulimesh të mëdha arkeologjike. Disa, si p.sh. zbulimi në Egjipt i piramidës së një mbretëreshe të panjohur deri më tani. Rishkruan një pjesë të historisë. Të tjera, si identifikimi i rrënojave të Endurance midis akujve të Antarktidës, i dhanë fund një kërkimi shekullor.

“Focus” ka përzgjedhur gjetjet më të rëndësishme të vitit.

Egjipt, Tempulli i Zeusit

Prillin e kaluar në vendin arkeologjik të Tel al-Farma, ku dikur qëndronte Pelusiumi i lashtë, u gjetën mbetjet e një tempulli antik kushtuar Zeusit. Gërmimet filluan nga dy kolona graniti Asëan. Të vendosura në hyrje, të cilat u shembën pas një tërmeti të lashtë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult