Një vit pa Adem Mikullovcin

Adem Mikullovci ka qenë dhe do të mbetet një ndër emrat e njohur të teatrit dhe kinematografisë, pasi i njëjti i dha shumë artit të Kosovës.

Plot një jetë ia kushtoi vendit të tij.

Sot, është bërë një vit që nga ndarja vetëm fizike nga jeta e aktorit të madh, Adem Mikullovci.

Mikullovci ka kultivuar art, i cili do të jetojë përgjithmonë.

Lajmi për vdekjen e artistit ishte bërë i ditur nga bashkëshortja e tij, Lumnije Mikullocvi.

Në vitin 2017, Mikullovci ishte zgjedhur sërish deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje./rtv21

LEXO EDHE: Adem Mikullovci: Po e lëshoj perden dhe po i fiku dritat…Teatri i jonë, Leze u mbyll