Një vit pa Moikom Zeqon, çelet ekspozita me minifabulat në muze

Simbolikisht është përzgjedhur Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë për të kujtuar me ekspozitën e ilustrimit të minifabulave euriditin Moikom Zeqo.

Piktorja e Enkleleda Ester Priftit realizuesja e koleksionit të ilustrimeve thotë se kryefjala e këtyre punimeve është Molikom Zeqo. “Jam e gëzuar që mu dha mundësia të jepja një kontribut sado të vogël,” thotë ajo.

Fabulat e shkruara mjeshtërisht prej tij, i kanë dhënë dorë që shkrimi të flas edhe me gjuhën e pikturës. Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar “Gjyshi Moikom me ilustrimet e Enkleleda Ester Priftit, i cili do të pasohet me disa të tjerë. “E filluam me grupmoshën më të vogël,” thotë ajo.

Ironia dhe sarkazma përmes kafshëve është sa argëtuese, po aq edukuese për fëmijët Ndërsa kafshët nuk i ndanë në kategori. Ato vijnë në formë origjinale e plot jetë me gjuhën e akuarelit.

Libri i Minifabulave është i pari i koleksionit të titulluar “Gjyshi Moikom”. Falë këtij koleksioni, fëmijë e prindër, do të mund të rizbulojnë krijimtarinë e larmishme të Moikomit, i cili ia përkushtoi një pjesë të rëndësishme të veprës së tij edukimit të brezit të ri.

Moikom Zeqo, ishte shkrimtar, studiues, ish-deputet në Parlamentin shqiptar në vitet ’90, autor i skenareve për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor. Ai ishte autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike dhe historisë së artit. Ekspozita do të qëndroj e hapur deri me 15 qershor, ditë kur 1 vit më parë mbylli sytë Moikom Zeqo./Lentina Nika-abcnews.al

LEXO EDHE: Letra e panjohur e Dritëro Agollit- ja çka thoshte për Moikom Zeqon