Fotografi Morteza Safataj, 34 vjeç numëron 36.7 mijë ndjekës në rrjetin social ‘Instagram’, ndërsa shifrat rriten dita-ditës.
Arsyeja pse fotografii Morteza Safataj gëzon popullaritet është për shkak se ai udhëton nëpër botë për të bërë foto interesante.
Dhe këtë ai e bënë para së gjithash për të fotografuar qiellin dhe yjet gjatë natës. Duke dhuruar kështu pamje spektakolare për ndejkësit e tij, transmeton ‘a2news.com’.
Fotografi me origjinë nga Irani rrëfen se frymëzohet nga vendet e panjohura. Për të sjellë shkrepjet e veçanta për ndjekësit e tij besnikë.
Ndërsa shton se ka shkrepje për të cilat pret edhe një vit derisa t’i realizojë.
Ky fotograf thotë se nuk do të ndalet dhe ju premtojë ndjekësve të tij se në ardhmen do t’ju sjell fotografi të papara deri më tani. Se për çka e ka fjalën pritet të shihet.
Fotografitë e realizuara nga ai mund t’i shihni këtu:
LEXO EDHE: Fotografi që fitoi çmimin “Pulitzer” vritet në Afganistan
Danish Siddiqui, një fotograf i ‘Reuters’ i cili fitoi një çmim ‘Pulitzer’ për paraqitjen e dhunës me të cilën përballen refugjatët Rohingya, është vrarë në përleshjet pranë Kandahar, Afganistan.
U vra gjatë përcjelljes së luftimeve
Siddiqui ishte fotografii kryesor i agjencisë së lajmeve në Indi, me qendër në Mumbai.
Reuters raportoi vdekjen e Siddiqui të premten, duke cituar një komandant afgan. I cili tha se ai ishte vrarë ndërsa mbulonte luftimet midis forcave afgane të sigurisë dhe luftëtarëve Talibanë.
Vendi ku u vra
Komandanti tha se forcat speciale afgane kishin luftuar për të rimarrë një zonë tregu. Pranë një kalimi kufitar me Pakistanin kur Danish Siddiqui dhe një oficer i lartë afgan u vranë, sipas Reuters…
Reuters njoftoi se Siddiqui e informoi agjencinë e lajmeve se ai ishte plagosur në krah. Gjatë një përplasjeje të hershme të premten.
Agjencia e njohur e lajmeve tha se “nuk ishte në gjendje të verifikonte në mënyrë të pavarur detajet e luftimeve të rinovuara të përshkruara nga zyrtari ushtarak afgan”….
Për ta lexuar tekstin e plotë klikoni këtu: