Një yll shqiptar në Operën e Vjenës, Austria nderon Eno Peçin

Balerini i parë shqiptar, i cili performoi live në Koncertin e Vjenës të fillimvitit 2014, Eno Peçi po vazhdon të jetë kryefjala e një historie suksesi.

I lindur në Tiranë, ai është primo balerin i arsimuar në Akademinë e Baletit të Tiranës dhe në Shkollën e Baletit të Operës Shtetërore të Vjenës “Wiener Staatsoper” ku dhe jeton e punon.

Përveç shqiptarëve, krenarë me Enon po ndihen edhe në Austri. Ky shtet sot e ka nderuar balerinin shqiptar me çmim.

Atij i është ndarë çmimi austriak për shkencë dhe art – “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR ËISSENSCHAFT UND KUNST”.

Eno është shprehur i nderuar dhe mirënjohës për këtë çmim.

”Shumë krenar, mirënjohës dhe i nderuar të marrë çmimin austriak “ÖSTERREICHISCHEN EHRENKREUZES FÜR ËISSENSCHAFT UND KUNST”, ka shkruar Eno.

Ndërkohë, javën e kaluar, Eno Peçi, pati premierën e shfaqjes “Exil” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, që shënoi sukses./konica