Publiku nuk e pranon lehtë suksesin e një gruaje që ia del mbanë e vetme.
Lajmin zyrtar që Chiara Ferragni do të ishte bashkëprezantuese në Sanremo p.sh. e komentonin negativisht.
Kishte nga ata që shkruanin: “Vazhdojnë t’i japin lekë një miliardereje”. (Sikur moderatorët e tjerë do të shkonin falas)…
Apo që shkruanin: “Ka lajme më të rëndësishme se ky”.
Ndërkohë të tjerë komentonin: “Nuk i ka aftësitë e duhura për të qenë në atë skenë” .
(Sikur Zlatan Ibrahimovic apo Georgina Rodriguez i kishin aftësitë).
E vërteta është se në ditët e sotme, njerëzit nuk e pranojnë lehtë suksesin e një gruaje që ia del mbanë e vetme, pa ndihmën e një burri.
Njerëzit nuk e vlerësojnë një grua që mundohet për gjërat që dëshiron, që ka ide që shumica e të tjerëve i konsideron si të palogjikshme, sepse nuk i realizon dot ato. Kjo është e vërteta.
Mua nuk është se më intereson nëse Chiara Ferragni del apo jo si moderatore e Sanremos, as ajo nuk do t’ia dijë se kush jam unë. Ama dua të them se ajo ka gjithë aftësitë e duhura, profilin dhe dinjitetin për ta drejtuar atë program dhe për ta drejtuar mirë”. – Lorenzo Tosa
Në fakt, njerëzit në ditët e sotme nuk janë shumë pranues për gratë që bëjnë karrierë. Do të gjejnë gjithmonë diçka për t’i kritikuar. Sado të jenë të afta, sado të kenë treguar se mund ta bëjnë shumë mirë diçka, sërish do të kritikohen nga të tjerët. Nëse je një grua që ia ke dalë mbanë, nuk duhet kurrsesi t’i marrësh parasysh mendimet negative të të tjerëve. Me siguri i thonë prej inatit se nuk të arrijnë dot./bota.al
ObserverKult
Lexo edhe: