Sharon Stone: Pas moshës 40 vjeç nuk ka më “më vonë…”

sharon stone 40

Nga Sharon Stone

Gratë në të 40-tat, janë plot entuziazëm dhe ndjehen të lira të bëjnë zgjedhje.

Grave në të 40-tat nuk u bëhet shumë vonë për trupin dhe performancën. Janë tashmë të kompletuara me dashurinë për veten që e kanë fituar me kalimin e kohës.

Ato që kanë arritur moshën 40 vjeç janë tashmë gra të ndryshuara. Gra që nuk veprojnë pa kontrolluar impulsin, që i japin vetes të drejtën për ta shijuar më shumë jetën. Nuk kanë ndjenja faji, nuk kanë pritshmëri joracionale, nuk gënjehen në dashuri.

Gruaja në të dyzetat e saj nuk e ngadalëson ritmin e intimitetit. Mund të lexojë një libër me intensitetin e një momenti intim. Mund të shikojë një film dhe të bisedojë me të njëjtin intensitet.

Nuk ka një moment të caktuar për sensualitetin, sensualiteti është në çdo moment.

Të hash mëngjesin nuk është thjesht një mëngjes, por ka identitetin e tij, ritualin e tij, një shijim të historisë së aromave të tij.

Të hash mëngjes me një grua 40-vjeçare është pjesë e kujtesës së saj, e zgjedhjeve të saj.

Ajo tashmë ka kapërcyer mosmarrëveshjen me familjen dhe është e vetëdijshme se kundërshtimi është i përkohshëm. Tashmë ajo e kupton se dashuria është përpikëri dhe nuk duhet të vendosë për tjetrin.

Gruaja 40-vjeçare, e lodhur nga dukja, do të bëjë teprime të përsosura.

Është më e çmendur se çmenduria sepse nuk ankohet. Është edhe më e mençur se mençuria sepse nuk ka ndjenjë faji ditën tjetër.

Bukuria gjithashtu bëhet gjendje shpirtërore, shkëlqim në sy, temperament. Bukuria është rezultat i elegancës së ideve, jo vetëm trupit dhe tipareve fizike.

Të qeshurat nuk janë më budallaqe por të vëmendshme dhe misterioze, duke treguar lavdinë e të qenit në gjendje të shijojnë gëzimin e papritur, larg prej idealizmave.

Ajo që e bën të shkëlqejë është dashuria për veten, edukimi, aftësia shprehëse në të folur. Bukuria është përforcuar prej gjuhës së folur, humorit të mirë. Bukuria është e përforcuar prej inteligjencës dhe mirësjelljes. Pas moshës 40 vjeç nuk ka më “më vonë”. Gjithçka ndodh tani!

ObserverKult


Lexo edhe:

HERMAN HESSE: IKA NGA TI…

Ika nga ti, pas miqve u hodha, pas verës,
se më shtinin frikë sytë e tu të errët,
me dashuri u mora, dëgjoja muzikë
dhe ty të harrova, unë biri yt besnik.

Ti pas kudo më ndoqe, në heshtje, me durim.
Më ishe në verën, që pija me dëshpërim,
ishe në afshin e netëve të dashurisë,
më ishe në ckërmitjet, që bëja prej mërzisë.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult