Njeri i keq nuk i ban dam sall vetit, po krejt miletit!

popullore shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

(Anekdotë shqiptare)

Kishte qenë zakon në një vend, kur dikush bënte ndonjë punë të keqe, nuk e qortonte kush, po thoshin : “Gjithsecili berr virret n’kambë t’veta”.   
Një ditë prej ditësh, njërit i mbushet kupa me ato fjalë dhe shkon e ta blenë një dash. E merr dashin, e pret, e rrjep dhe e varë në një lis. Pas disa ditësh filloi mishi i dashit të prishet (qelbet) dhe të kundërmoj aq shumë sa që e “qelbi” gjithë qendrën e atij vendi. Njerëzit u mërzitën dhe u mblodhën e shkuan e po i thonë: 
Hiqe aq dash prej këtuhit se na more n’qafë prej erës  s’keqe.  
Ai u përgjigj:  -Shka po ju banë dashi? Ai asht i varun n’kambë t’veta? Ju vet po thoni: “Gjithsecili berr varet n’kambë t’veta”.
A po e kqyrni pra që ky dash, edhe pse i varun n’kambë t’veta, po e qelb krejt çarshinë.
Ashtu si ky, edhe njeri i keq nuk i ban dam sall vetit, po krejt miletit.  / ObserverKult


shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna

Lexo edhe:

ANEKDOTË POPULLORE: ZOR ME U PASURU E LEHTË ME U FIK’

Anekdotë popullore:

Një herë e pyesin një të pasur:

– Allahile burrë a na kallxon drejt, a hoqe zor deri sa bone shpi e pasuni kaq të madhe?

– Vallahi more burra, masi po m’vetni, për t’drejtë t’zotit due me ju kallxue. Derisa e qita shpinë në t’themel e u ktheve marë e u pasunova, kom hek boll! Sa me e pasë shty ni guri t’madh me gjyks e me e qitë në maje t’bjeshkës.

Masë do kohësh, meshkuj e asaj shtëpie u ndanë, se nuk shkonin mirë njëri me tjetrin, e ky i pasuri u fik.

Shkonin prapë njerëzit me e pa, se i kishte pas ndihmuar shumë të varfëritë, e po e pyesin:

Allahile a na kallxon drejt? Sa shumë mall ke pas, qysh u fike kaq shpejtë, e a hoqe zor?

– Po ju kallxoj bre burra. Qysh kam pasë hekë zor me u ba shpi – me qitë me gjoks atë gurin n’maje t’bjeshkës, tash s’pata nevojë hiq me u mundue, se ai guri i madh u rrotulle meniherë vet e ra n’fund të bjeshkës

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult