“Njeriu në fokus”, ekspozitë e rrallë e Hazir Rekës (video)

Në qytetin e  Ferizajt u hap ekspozita “Njeriu në fokus” e fotografit Hazir Reka.

Fotografi Reka, ka sjellë momente të rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë gjatë viteve të  90-ta. Përveç fotografive të tij, aty janë prezantuar edhe fotografi të shkrepura nga fotografë ndërkombëtarë, të cilat janë prezantuar edhe në mediat e ndryshme botërore.