Vajza e Avni Mulës boton romancat e kompozitorit: I gjeta rastësisht në bibliotekë

Adelina Mula, vajza e artistit të mirënjohur, Avni Mula ka botuar volumin e parë të romancave të babait të saj.

E ftuar në emisionin “Pas Mesnate”, ajo ka folur lidhur me këtë botim, si arriti të gjente rastësisht romancat e të atit dhe deri te botimi.

Sakaq, Adelina ka theksuar se ka pasur emocion shumë të madh.

“Unë kam pasur shumë emocion, jo vetëm te ‘Agimet shqiptare’, sidomos kur gjeta romancat. Por sidomos kur gjen një bagazh që ti nuk e ke menduar se ekziston të krijohet një emocion shumë i madh.

Asnjëherë nuk kam bërë ndonjë mbledhje aritmetike se sa romanca ka shkruar babi, mbase mund të jenë dhe më shumë. Unë kam gjetur tani 26, por në përgjithësi romancat shqiptare nuk janë botuar.

Romancat shqiptare kanë qenë në dorëshkrime, diku e fotokopjuar, diku me gabime që janë luajtur nëpër shkollë. Unë në fakt po kërkoja tjetër gjë, ishim duke kërkuar “Karnavalet” për të gjetur gjërat e Karnavaleve që janë hequr, pasi që do të riviheshin, ne menduam se çfarë ka në bibliotekën e babit.

Duke kërkuar në bibliotekë, gjej një romancë, pastaj një tjetër. Jo të gjitha janë të mbaruara. Kur u bën 26, atëherë vendosa të bëj një libër.


Romanca e parë është në vitin ’61 dhe e fundit në vitin 2003”, u shpreh Adelina.

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:

/abcnews.al/ObserverKult


sergej esenin tanjusha...

Lexo edhe:

ESENIN: NDOFTA DESHA UNË NË KËTË JETË…

Ne tani do ecim dalngadalë
n’atë vend ku ka veç qetësi,
ndofta ndodh në rrugë duke dalë,
të takoj katunde dhe vetmi.

Ju berioza, pyje dhe korie,
ju rrafshina rëre dhe ti dhé,
para jush, ku mjegull tutje bie,
mallin tim nuk mundem dot ta fsheh.

Ndofta desha unë në këtë jetë,
gjith’ ç’shoh e ç’duket, barabar;
botë shelgjesh që shpërndajnë degë
dhe rrëzohen ujrat si ar.

Shumë herë vetëm kam menduar,
shumë këngë munda t’i këndoj,
prapëseprapë, në botën e trishtuar
jam i lumtur që marr frymë e rroj.

Jam i lumtur që një grua putha
dhe mbi bar dikur u shtriva rrah,
egërsirat s’erdhën tek ne nga tufa
dhe njeri në qafë nuk na ra.

Unë e di, s’ka pyje të praruar,
zë nuk nxjerr as thekri, asnjë gjeth.
Për këtë në ëndërr duke shkuar,
gjithnjë ndjej diçka se më rrëqeth.

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult