Njeriu që shpëtoi Primo Levin…

Nga Dashnor Kokonozi

Fjalët e Primo Levit se “Është falë Lorencos që sot jam gjallë “, mbetën shumë kohë disi enigmatike. Kush ishte ky Lorenco që e shpëtoi shkrimtarin e ardhshëm në Au shviç?

Kjo pyetje mundoi për shumë kohë edhe historianin Carlo Greppi, që ka trajtuar në shumë vepra e emisione të Rai 3 problemin e Shoah-s.

Ai është edhe autor i një romani me këtë temë “Mos rri mbrapa “(Feltrinelli 2016), por edhe i librave të tjerë si “Ishim më mirë kur ishim më keq “, “Historia je ti“ etj.

Gjetjes së njeriut që shpëtoi Levin ai i ka kushtuar librin “Njeri pa fjalë”. Ky njeri është Lorenco Perrone, një piemontez aty te dyzet vjeçët, jo fort i arsimuar e pa shumë fjalë, i cili në atë kohë punonte si murator në afërsi të kampit Au shviç III.

Primo Levi, që rridhte nga një familje e madhe hebreje e Torinos, ishte diplomuar për kimi dhe në dhjetor 1943 u arrestua nga milicia fashiste për t’u dërguar në Aushviç më 22 shkurt 1944.

Ishte njëzet e katër vjeç dhe matrikulla e tij mbante numrin 174517

Bashkë me të në Au shviç u dërguan edhe 650 persona të tjerë nga të cilët u kthyen vetëm  95 vetë.

Midis këtyre dy burrave që nuk i lidhte asgjë, pra midis një intelektuali piemontez dhe një murartori lindi një miqësi që do të sfidojë të keqen.

Lorenco do të gjente mënyrën që të ndante me të kafshatën e bukës dhe supën e tij. Kaq gjë bëri të mundur ta mbante Levin gjallë, sa kohë që të tjerët vdisnin njëri pas tjetrit, për të na dhënë më pas librat e shkëlqyer që shkroi.

Për nder të tij Primo Levi do t’u vërë fëmijëve emrat Liza, Lorenco e Renco. Psikologjikisht, ata të dy ishin shenjuar për jetë nga kampi i vdekjes.

Levi do të vrasë veten më 1987 gjë që do të shtyjë Elie Wiesel të shkruajë se ai vdiq në Au shviç dyzet vjet më pas. Një akt të tillë vetëvrasjeje e kishin bërë edhe mjaft emra të mëdhenj që i kishin shpëtuar Holokaustit si Paul Celan, Jean Améry, Bruno Bettelheim etj.

ObserverKult  


Stefan Cvajg

Lexo edhe:

CILËT SHKRIMTARË I DHANË FUND JETËS ME “VETËDIJE”?

Studimet kanë treguar, se shkrimtarët janë të prirur drejt vetëvrasjes, dy herë më shumë se njerëzit e zakonshëm. Pavarësisht se lidhja mes aftësisë krijuese dhe problemeve mendore mbetet për t’u diskutuar, nuk mund të vemë në dyshim, se letërsia botërore ka pasur disa humbje, sepse shumë gjeni kanë qenë edhe problematikë…

Më poshtë , një listë me 16 shkrimtarë që i kanë dhënë fund jetës:

Gérard de Nerval (1808-1855): Nerval ishte poet lirik e romantik, i cili vuajti nga melankolia për një kohë të gjatë. Pasi e dashura e tij e la, ai e vari veten në një prej shtyllave të ndriçimit rrugor.

John Berryman (1914-1972): Poeti amerikan Berryman ishte vetëm 11 vjeç kur e ëma vrau veten dhe kjo tragjedi ndikoi krijimtarinë e tij artistike. Mu ashtu si edhe jetën e tij. Ai kishte probleme me alkolin gjatë gjithë jetës dhe u shtrua disa herë në spital për t’u reabilituar. Me 7 janar të 1972, ai u hodh nga ura e Washington Avenue në Minneapolis.

Jack London (1876-1916): I pari shkrimtar bilioner në botë, London, vuante nga çrregullime bipolare. Mendohet se kjo sëmundje e çoi atë drejt vetëvrasjes.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


TË DASHUROSH DO TË THOTË TË DËSHIROSH TË JESH PRANË DIKUJT KUR JE LARG, DHE AKOMA MË PRANË KUR JE PRANË

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Puna intelektuale e largon njeriun nga njerëzit e tjerë, ndërsa puna fizike e afron./ Franz Kafka

Të dashurosh do të thotë të dëshirosh të jesh pranë dikujt kur je larg, dhe akoma më pranë kur je pranë./ Vinícius de Moraes

Duke mos e ditur se sa afër është e vërteta, njerëzit e kërkojnë larg./ Hakuin Ekaku

Të duash punën që bën është gjëja më e përafërt me lumturinë./ Primo Levi

ObserverKult