Njeriu që ua mori botën të gjithëve, për ta shijuar i vetëm!

Që kur krijoi Facebook-un, Mark Zuckerberg nisi të zgjerojë perandorinë e vet të rrjeteve sociale duke blerë rivalët potencialë dhe sot me të drejtë është personi që qëndron në krye të aplikacioneve më të përdorur kudo në botë.

Vetë ky i fundit, për të ilustruar më mirë zgjerimin e perandorisë së tij ka sjellë para pak kohësh një fakt interesant.

“Fakt: numri i personave që sot përdorin Facebook është i barabartë me popullsinë e gjithë globit tonë një shekull më parë”, ka shkruajtur ai./ ObserverKult.