“Njeriu-tigër” mbush 50 vjet, të rriturit kujtojnë filmin me personazhin e dashur të fëmijërisë

Në tetorin e vitit 1969, në Japoni do të transmetohej seria e parë e filmit të animuar që vazhdoi deri në 1971-shin. Në Itali ai do të mbërrinte 11 vjet më vonë, duke u kthyer shumë shpejt në hit mes atyre që asokohe ishin fëmijë.

Filmi i animuar ka arritur të shndërrohet në një gjysmë shekulli në një realizim vërtet epik. Në mendjen e krijuesit të tij, Ikki Kajiwara, ishte një ligj japonez i kohës për mundjen, i cili krijonte deri edhe të drejta për luftëtarin me maskën e tigrit.

Historia e Naoto Date, flet për jetimin që hyri që strofullën e frikshme te tigrave, shoqatën që stërviste luftëtarë duke mbërritur deri në kushte çnjerëzore, e që del prej andej ngadhnjyes.

Pasi mori famë në Shtetet e Bashkuara, Naoto, apo njeriu tigër u rikthye në Japoni për të luftuar padrejtësinë. Maska e tigrit u kthye shumë shpejt në një simbol, jo vetëm të ndeshjeve në ring, por edhe të dramës njerëzore, ndërsa përpiqet të tregojë triumfin e moralit në çdo situatë.