ABBA mund të ribashkohen pas suksesit të Suedisë në Eurovision

ABBA-t më në fund mund të ribashkohen, pasi Suedia triumfoi në Eurovision, sipas ”The Sun”.

Loreen krijoi mundësinë duke u bërë gruaja e parë që fitoi dy herë Eurovisionin.

Suksesi i Suedisë do të thotë se ngjarja do të organizohet në atdheun e ABBA-s vitin e ardhshëm, në 50-vjetorin e fitores së tyre me këngën ”Waterloo”.

Fansat mendojnë se do të ishte koha e përsosur për të parë sërish Agnetha Faltskog, Bjorn Ulvaeus, Benny Andersson dhe Anni-Frid Lyngstad në skenën e konkursit të këngës.

ABBA pati 19 hite në dhjetëshen më të mirë në Mbretërinë e Bashkuar pas fitores së tyre në Eurovision, përfshirë ”Mamma Mia” dhe ”Dancing Queen”.

Një burim tha se ”pasi Suedia fitoi, njerëzit do të kërkojnë një ribashkim të ABBA.

”Ata fituan Eurovisionin në Brighton në prill 1974 dhe vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori”, tha burimi.

Loreen, 39 vjeçe, grumbulloi 583 pikë me këngën e saj ”Tattoo”, përpara Finlandës së vendit të dytë me 526.

Ajo fitoi më parë në vitin 2012 në Baku me ”Euphoria”./gazetatema.net

ObserverKult


suedia

Lexo edhe:

SUEDIA FITUESE E EUROVISION 2023/ SHQIPËRIA E 22-TA

Eurovision 2023, fiton Suedia

Një spektakël plot emocione e performanca fantastike solli finalja e madhe e Eurovision 2023 në Liverpool Arena në Britani të Madhe.

Suedia është fituesja e Eurovision 2023. Këngëtarja Loreen me këngën “Tattoo” rrëmbeu vendin e parë duke marrë 583 pikë.

Suedia pati një mbështetje të madhe nga publiku. Po ashtu mbështetje pati edhe nga vendet që morën pjesë duke shënuar një diferencë të madhe pikësh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult