PRELUD I DRAMËS
Nga Gjergj Jozef Kola
1.
Në fillim teatri ishte si te tanë të tjerët, në darkë performonte gjigandët, Eskilin, Shekspirin, Molierin, Goethen, Pirandelon e gjatë ditës përgatiteshin dramat e komeditë, pastrohej e punohej, siç i përket nji teatri.
Nganjihere madje merreshin edhe pjese t´autorëve vendas që pluskojshin me problemet e kombit e dukeshin si Drama me damar t´preme që kullojnë mbi teatër gjak e shpresë…
Mandej erdhi diktatura dhe u vunë pjesë që donte partija e megjithkët ritmi nuk u prish:
Në darkë jepeshin Drama e komedi t´autoreve të ndryshem e gjatë ditës punohej, provohej e pastrohej.
Ky vend për nji aësye apo tjetër nuk kishte pasë mundësi me shkrue drama disidente, jo sepse nuk kishte pasë shpirta aq të mëdhej që të bajshin art për art, sepse ky ishte edhe vendi i vetëm në botë ku poetët që ma të mëdhej kishin krijue gjatë pushtuesve të ndryshëm, porse ata kishin qenë të pajisun me kët landë titanesh ishin vra që në lindje e sipër e vetëm nji apo dy përjashtime kishte, që megjithatë nuk e evokojshin pranverën.
Me ardhjen e demokracisë kur pritej që gjithçka të kthehej në vendin e vet, teatri u vendos perpara dilemës: me vendosë artin e pastër e të vërtetë në skenë, apo me e mbushë me pleh e me fitue para pa mundime. Shoqnia e kalbun deri ne themele zgjodhi të dytin. Sharabajka me pleh zunë rradhën para teatrove tona.
5-6 klane anadollake, të futun në kalin e Trojës së „Lirisë e demokracisë“ e morën vendin peng e në krye të teatrit shqiptar vendosen po nji si vedin qe kishte zbulue gjakun anadollak e shpallën gjithandej bajrakët e fantazmes se mesjetes beduine. Flamuri i Gjergj Kastriotit – Skanderbeg nisi me u përdhose gjithandej e ne kët mazohizëm kolektiv dolën edhe zombit e parë të Kalifatit.
Për shqiptarin e shqipen mbeti pak hapësinë me fluturue të lirë…
MONSTRA – ZOMBI qe drejtonte Teatrin vendosi me ja ndryshue krejt natyrën e me e kthye në nji teater post-absurd, ose ma mirë me thanë, post-kitschik.
Teatrin u shndërrue në nji cikël ritualesh përku gjatë tanë ditës aty ninohej, mbaheshin ceremoni fetare mono e polideiste, ndërsa në darke festohej, me orgji liberalo-pagane.
Po, orgji me pije, drogë, armë e çdo hordhek të papamë ndonjihere. Randsi kishte dukja e jo mrendsija. Monstra e justifikonte kët tue thanë se edhe në teatrot e medha festohej mbas premierave të mëdha, ndryshimi ishte se këtu premierat nuk ishin as të mëdha e as të vogla e delte vetëm orgjija në pah.
Dikush kishte gërmue ne bodrumet e teatrit dhe kishte gjetë kostumet e mbulueme nga pluhuni nji shekullor i fantazmave të pushtuesve.
Qëllimi i këtyne xhonturqve të rij ishte me pregatitë me kujdes dhe përpikmeni atë për të cilin ata edhe ishin programu: FLIJIMIN E TEATRIT.
Jepej ndonji çfaqje, sa me justifikue taksat, dikush kallxonte nji barcoletë hardhekut e dikush këndonte nji send hordhekut, sa me përgatitë orgjinë e darkës. I ashtuqujetuni „mejteb i bejtaxhijve“ i shekullit 19 nxori krye si mirazh shkretine.
Perveç kësaj paguheshin me paret e taksapagueve njerëz që jetojshin nëpër botë, e mbi të gjitha laheshin paratë e pista të mbarë teatrove, të vendit e të botës se pistë.
Nese dikush çonte nji dramë për problemet e kohës, si mbrojtja e flamurit të Gjergj Kastriotit, humbja e përditshme e identitetit, korrupsioni e tallavaja kolektive e merrshin si të krisun e i thoshin se teatri asht përshtate me kohën e ska kohë me u marrë me Drama e Tragjedina.
Nji teatër që asht vetë dramë e vetë tragjedi-komike, nuk ka çka me vue në skenë përveç vedit, ai asht shndërrue tashma në nji zhanër të gjallë që luente përditë vedin.
Ne qytet vdisnin përditë me qindra fëmije prej urisë shpirtnore e megjithate teatri jepte çfaqje fëmijësh të ngopun me analfabetizëm, në qytet kishin hedhë rranjë terroristët e në teatër jepeshin çfaqje për „jena mirë e kena boll“ …
Rozafa kishte dalë prej gurësh e po e kjate qytetin me facoletë, si thotë nji fjalë e urtë.
Orgjija kishte marrë nji hapësine kosmike e dukej se bira e zezë po thithte sisteme të tana diellore.
Sadizmi kishte arritë kulmin, saqë edhe gomeret rriteshin në oborr të teatrit dhe performonin në skenë, ndërsa Mazohizmi i priste me krahë hapun në galeri.
Monstra ishte ba, siç thohej në qytet, „nji bullë e krisun me dy krena“ dhe e kishte shndërrue teatrin si çmos kush në botë në nji postabsurd te panjoftun…
E keqja kur ka hapsinë vegjeton në mënyrë të habitshme e kjo nuk asht zbulue ende si e sa duhet në botën e artit.
Në 100 vjetorin e poetit nuk lejuen festimet e tij, sepse ai ishte pro-perendimit dhe kundra anadollakeve analfabetë, pro shkencës e kundra hajmalive, pro shqipes e kundra beduinëve.
2.
Ngjyrat kishin nisë me u shkri prej pikturave, fjalët me ikë prej librave dhe gjaku me dalë prej damarëve të premë prej qytetit të lavdisë së dikurshme.
Ne kët atmosferë absurde hyn në skenë Poeti e Muza, simbas parimit, që asgja nuk e pasqyron nji realitet ma mirë se nji dashuni të madhe.
Kështu mbas teatrit, këtij insitucioni të parë pagan të fjalës, nisën të shkërmoqeshin institucionet: prej gjykatave, ku nuk dënohej askush që paguente, prej policisë që ndante fitimet me kriminelët e shumëllojshëm, e deri te Bashkitë ku bleheshin e shiteshin kryetaret sikur të ishin hurma harabijet.
Njerzit delshin nëpër kafene dhe habiteshin se si fasadat po shtremnoheshin ndër vedi, po tkurreshin, si lëvorja e pemëve në dimën, si me dashtë me mbrojtë nji egzistencë latente.
Matrix nëpër rrugët e qyteteve tona, këndonte poeti.
3
Absurdi ishte ba i rrezikshëm, sepse nuk ishin vetëm fanatikët analfabetë që po digjnin përditë virtualisht flamurin e kombit, porse tash kishin nisë edhe akademikët, intelektualë të profesioneve e titujve të ndryshëm që mbanin flakën. Për çdo shoqëni kjo ishte e rrezikshme se të çonte në nji plasje, humnerë në mes të njerzve. Fanatikët analfabetë e digjnin flamurin se paguheshin e të tjere, shumë intelektualë, se prejmend mendojshin se krijimi i Shqipnisë ishte vepër e të huejve, e perendimit, se për vete shqiptarët e për Turqinë nuk do të kishte kurrë Shqipni….Mbi kët humus kishte shpërthye në tana mënyrat „Sodomi e Gomorra“ e shekullit të 21.
Muza asht aty gjatë tanë kohës e megjithse ajo vazhdon në çdo dialog e konflikt me ja ngulë poetit thellë në shpindë thikën e përditshme, ai vazhdon me e dashtë, sepse ai beson se nji ditë dashunija tash e kapërcen të keqen dhe vendlindja ka më dalë në dritë, si mbarë kombet e tjerë e për kët duhej nji ritual, nji flijim i përditshem poetik.
Ky qytet asht Muza e tij dhe nji Muzë as nuk vjedhjet, as përdhunohet, as vritet, as pritet, siç bajshin pushtetaret anadollakë, fantazmat e shekujve pushtues…
Poeti i këndon:
Kur u ndam´,
t´kjava me lot,
se padashje
kisha zgjedhë
Muzën
e jo Gruen
n´ty, ishe
Bekim, erdhe
si mallkim,
i përditshëm.
4
Falë kësaj sakrifice të përditshme, poeti mori pasqyrën e Arkimedit e ja vuni njerzve para dhe ata u ndeshën me postabsurdin teatral e dolën në rrugë, morën fshisat e pastruen pluhnat që nga lagështina ishte ba llom e institucionet ndriçuen e morën dritë si në përrallat e lashta me happy end.
Vjene, Shtator 2020.