Janë kryevepra që njihen në tërë botën. Po a e keni ditur se ato kanë mbetë të papërfunduara. Ja cilat janë ato…
Adhurimi i magjistarëve nga Leonardo da Vinçi
I restauruar kohët e fundit dhe i ruajtur në Firencë, kuadroja u nis nga Leonardoja në 1481 për manastirin e San Donatos në Scopeto, dhe mbeti e papërfunduar, por kjo nuk e bën një vepër të vogël.
Përkundrazi është një pikturë me një interes të madh artistik, sepse tregon sesi punonte Leonardoja, pikturonte direkt mbi tavolinë në vend që të përdorte fletore.
Simfonia e tetë e Shubertit
Vepra par exellance e papërfunduar është simfonia e tetë e Franz Schubert (Shuberti) (1797-1828), ka vetëm dy lëvizje të plota dhe të orkestruara nga vetë Shuberti (L’allegro moderato dhe L’andante con moto) ka edhe një bocetë të lëvizjes së Tretë (Scherzo) në formën e një partiture për pianoforte.
Bukuria e kësaj qëndron pikërisht tek kjo: sipas disa muzikologëve dy lëvizjet e plota të kësaj sinfonie janë perfekte. Dhe mjaftojnë për të shprehur atë që Shuberti donte të transmetonte.
Pra me pak fjalë janë të plota, Shuberti i kompozoi në moshën 25 vjeçare, pastaj ia dha mikut të tij Anselm Huttenbrenner-it, i cili nuk foli me askënd sepse e ndiente që nuk ishin mbaruar. Shuberti vdiq në 1828 në moshën 31 vjeçare dhe nuk arriti ta përfundonte.
Requiem i Moxartit K626
Mesha e Requiem në re minor K626 u kompozua nga Wolfgang Amadeus Mozart (1756-1791), pak para se të vdiste. Kjo pikturë që tregon se po përpiqet ta përfundojë në shtratin e tij të vdekjes është edhe një herë dëshmi sesa e kishte për zemër, por tregon edhe sesi dashuria e tij për muzikën mund ta konsumonte.
Gjatë kohës që shkruente Requiem kompozitori vuante nga ethet. Dhe përdorte ato pak forca për të shkruar muzikën, çka shpjegon mbetjen e kësaj vepre të papërfunduar.
Thuhet se Moxarti e kishte kompozuar për veten. Por ka edhe nga ata shkrimtarë të tillë si Stendali që flet për një anonim që e ngarkoi Moxartin e sëmurë dhe në mizerje të kompozonte për 4 javë një meshë rekuiem.
Portreti i Xhorxh Uashingtonit nga Gilbert Stuart
Portreti më i famshëm i presidentit të parë të USA-s, ai që shfaqet edhe tek dollari është në të vërtetë një vepër e papërfunduar.
Gilbert Stuarti bëri më shumë se 100 portrete të Uashngtonit, më i famshmi i të cilëve është ai i Ateneos së Bostonit. Duke treguar anën e majtë të fytyrës që u nis në vitin 1796 me kërkesë të bashkëshortes së Ushingtonit, Martës dhe mbeti e papërfunduar. Stuarti e shqujti bukurinë e saj dhe e përdori si modele për portretet e mëvonshme. Janë realizuar 75 kopje dhe e papërfunduara mbeti një ikonë e artit amerikan.
Davidi – Apollo i Mikelanhelos
Davidi apo Apolloja? Kjo skulpturë e Mikelanxhelos në muzeun e Firences ka një emër të dyfishtë sepse jo të gjithë bien dakord për identitetin e njeriut të portretizuar.
Mund të jetë Davidi biblik ose Apolloja mitologjik. Trupi është i mbuluar me shenja të daltës dhe skuptura tregon një figurë të një të riu që pozon me kurriz.
U krijua në vitin 1530 për Baccio Valori-in, guvernatorin e Firences dhe ka të ngjarë që të të jetë lënë përgjysëm nga Mikelanxheloja para nisjes së tij për në Romë dhe më pas e braktisi. Ka nga ata që thonë së skuptura në mermer nisi si Davidi. Por Mikelanxheloja u përpoq ta përshtaste me Apollon para se ta braktiste në fatin e saj. Mistere të artit.
Partizani Johhny nga Beppe Fenoglio
Ka shumë libra të papërfunduar nga vdekja e parakohshme e autorit dhe kjo është historia e “Partizanit Xhoni”. Kryevepra e Beppe Fenoglio-s, i cili vdiq në moshën 40 vjeçare. Ishte botuesi Einaudi që në 1968 i dha një kuptim veprës.
Letërsia e papërfunduar është triologjia e “Millennium” e Stieg Larsson-it. Por lista është e gjatë mes të tjerave si “Misteri i Edwin Drood” i Charles Dickens-it, “Amerika” e Franc Kafkës, “Nafta” e Pier Paolo Pasolinit. “Lutjet të realizuara” nga Tuman Capote, “Njeriu i parë” nga Albert Kamy.
Përpos se janë të papërfunduar këta libra kanë një të përbashkët. Quhen nga kritika kryevepra të vërteta, ku autorët kanë arritur të shprehin të gjithë pjekurinë e tyre.
Portreti i Ria Munk Numri III
I realizuar në 1917-1918 është i fundit i një serie portretesh për porosi të familjes Munk nga Gustav Klimt, një nga më modernët përsa i përket portreteve femërore të piktorit vienez.
Ria u vetëvra pas zënkës me të dashurin në 1911 dhe e ëma e porositi Gustav Klimtin të pikturonte një portret të vajzës së saj në shtratin e vdekjes. Dy përpjekjet e para u refuzuan nga familja dhe e treta mbeti e papërfunduar.
Edhe pse e papërfunduar kuadroja na jep të dhëna për punën e Klimtit. Portreti tregon Rian në këmbë anash dhe që kthehet nga spektatori me një buzëqeshje.
Fytyra dhe detajet përreth kanë mbaruar, por fustani dhe dyshemeja janë të realizuara me karbon dhe të paravijëzuara. Sipas kritikëve kjo tregon se Klimti ishte spontan. Dhe impulsiv dhe pikturonte direkt mbi telajo. Një kryevepër për të gjitha efektet, jo më kot u shit në vitin 2010 për 27 milionë dollarë./ Burimi: Focus.it – Bota.al
ObserverKult
——————————-
LEXO EDHE: