Njihet si mbretëresha e valles shqipe, Lili Cingu: Prindërit asnjëherë s’më lavdëronin

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, mbretëresha e valles shqipe, Lili Cingu, është ndalur dhe te familja. Ajo ka thënë se pa shtysën e prindërve nuk do të kishte arritur deri këtu.

Lili ka treguar se nëna dhe babai asnjëherë nuk e lavdëronin, e konsideronin si diçka normale faktin që e bija kërcen bukur. Madje, edhe kur merrte çmime, thjesht e puthnin në ballë.

“Unë kam pas shtysën prindërve që jam kjo që jam sot, sepse babi dhe mami kanë qenë shumë artdashës. Babi duke qenë se ishte nga Gjakova, kosovar, mami shkodrane, dy treva që me të vërtetë e kanë dashur artin.

Unë kam pas shtysë shumë nga babi dhe nga mami që unë të vazhdoja këtë rrugë. Ata kanë qenë shtysa më e madhe dhe kur i thonin babit dhe mamit atëherë: ‘Sa e mirë të është bërë vajza, sa bukur kërcen’. ‘Si të gjithë të tjerat’, asnjëherë nuk lavdëronin.

Kur merrja çmime, thoshin: ‘E gëzofsh! Hajt të të puthim në ballë’. Më puthnin në ballë dhe kaq ishte.

Sepse edhe kur kisha ditëlindjen, unë e kisha në natën e Vitit të Ri, edhe kur hapesha shampanja, thoshte babi: ‘Edhe 100!’, edhe kaq ishte”, rrëfeu valltarja.

ObserverKult


Lexo edhe:

VALLTARJA E FAMSHME QË U MBYT TRAGJIKISHT ME SHALLIN E SAJ

Isidora Duncan, valltarja e famshme

Kudo që shkonte ajo ‘verbonte’ në skenë. Shumica e admironin atë. Të tjerët, megjithatë, nuk e kuptuan mjaftueshëm skenën e saj inovative. 

Por, për mirë apo për keq, të gjithë ishin pa fjalë dhe të entuziazmuar nga këto vallëzime. Po flasim për Isadora Duncan, valltarja e jashtëzakonshme që shpesh quhej “nëna” e vallëzimit modern.

Duncan u bë e famshme në të gjithë botën për përdorimin e trupit si një instrument i shprehjes emocionale. 

Ajo vallëzonte pa rregulla dhe pozicione si dhe vishte rroba të frymëzuara nga Greqia antike.

Duke u larguar kështu nga tutu tradicional. Përveç kësaj, ajo shkonte zbathur në dërrasa, me flokët ulur dhe pa asnjëkompleks, duke thyer steriotipet e kohës, si dhe duke rrëmbyer duartrokitje.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult