Noar Bruci, vogëlushja që po shkëlqen në kostumografi, skenografi, dizajn dhe vizatim

Noar Bruci, nxënëse e klasës së katërt në shkollën 9-vjeçare “Vasil Shanto” në Tiranë, po spikat që në moshë të vogël për talentin dhe pasionin e saj në fushën e artit, dizajnit dhe modelimit.
E apasionuar pas kostumografisë dhe skenografisë, ajo ka zgjedhur të ndjekë një kurs profesional, ku arrin të ndërthurë traditën, kulturën, artin dhe estetikën në krijimet e saj.

Veshja e parë e stiluar dhe realizuar plotësisht nga vetë Noari u prezantua me sukses në aktivitetet e festave të Nëntorit, në Qendrën COD pranë Kryeministrisë së Shqipërisë dhe në RTSH, duke marrë vlerësime për kreativitetin dhe përkushtimin e saj.



Projekte të tjera të saj nuk kanë munguar: së fundmi ajo ka prezantuar edhe veshjen “Unë jam një lule”, të punuar me materiale të riciklueshme, në kuadër të Festivalit të Fëmijëve në Shkodër, duke promovuar njëkohësisht artin dhe mesazhin e qëndrueshmërisë mjedisore.


Noari shquhet edhe për talentin në vizatim dhe skicim, ku ka marrë pjesë në eventin “Tirana bardh e zi” me një skicë të një pjese të qytetit, duke dëshmuar padyshim prirjen e saj artistike.

Megjithëse e dashuruar me artin, modelimin dhe dizajnin, Noari e sheh të ardhmen e saj edhe në një tjetër profesion: ajo dëshiron të bëhet një gjykatëse.
E talentuar, ambicioze dhe plot energji, Noar Bruci mbetet një ndër shembujt më frymëzues të gjeneratës së re që ndërthur artin, kulturën dhe ëndrrat e mëdha.

ObserverKult


Lexo edhe:

KONCERT I ANSAMBLIT “TIRANA -TIRONA ALL STARS” NË FESTIVALIN “DITËT E NËNTORIT”