Nobeli në Letërsi/ Asnjë vepër e fituesit, Jon Fosse, nuk është përkthyer në gjuhën shqipe

Shkrimtari norvegjez, Jon Fosse fitoi çmimin Nobel në Letërsi.

“Fose e fitoi çmimin për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave,” njoftoi Akademia Suedeze.

I përshkruar nga kjo akademi “si një nga dramaturgët më të njohur të kohës sonë, ai është gjithashtu i vlerësuar për prozën e tij…”

Shkrimtar, poet dhe dramaturg, Fosse u lind në Haugesund në vitin 1959.

Ai bëri debutimin e tij në vitin 1983 me romanin “Raudt, svart” (“E kuqe, e zezë”) dhe më pas erdhi me poezi, letërsi “jofiction” si dhe atë për fëmijë.

“Duke pritur Nobelin” ishte takimi që u zhvillua në Qendrën Kombëtare të Librit me të ftuar specialë ambasadorin e Suedisë dhe autorë e botues.

“Shikoj që nuk është botuar në shqip. Besoj tani fillon gara për botuesit, por sigurisht, nuk vihet në dyshim, që duhet të jetë një shkrimtar shumë i mirë,” u shpreh botuesja Arlinda Dudaj.

“Nuk është komentuar në diskursin publik botëror si një favorit i mundshëm i këtij çmimi, por është një autor tepër i rëndësishëm,” tha Alda Bardhyli, Drejtore e Qendrës Kombëtare të Librit.

Jon Fosse është Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës të Republikës Franceze që nga viti 2007./rtsh

ObserverKult


Lexo edhe:

FALEMINDERIT, POR NUK E DUA! KUR ZHAN POL SARTRI REFUZONTE ÇMIMIN NOBEL

Në vitin 1964, Çmimin Nobel për Letërsi, Akademia Suedeze ia dha shkrimtarit francez Zhan Pol Sartër, për veprën e tij të mbushur me frymën e lirisë dhe kërkimin për të vërtetën, ka ushtruar një ndikim shumë të gjerë në kohën tonë.

Në një njoftim publik, të botuar në “Le Figaro” të datës 23 tetor 1964, Sartri shprehu keqardhjen e tij, bashkë me arsyet e refuzimit të çmimit, dhe dëshironte që ato të bëheshin të ditura.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


faji im mos zemrën musa vyshka
Foto ilustrim

A MUND TË TË HARROJË NDONJËHERË…

A mund të të harroj, poezi nga Fridrih Volf

A mund të të harroj, më thua?
Ah, e dashur, për këtë pyetje që bën ngahera.
Do të të bëj plot kundërpyetje të tjera
Dhe ti pastaj përgjigjmu mua!

Drurët e pyllit, më thuaj pra,
E harrojnë diellin që i zgjon në pranverë?
Dhe në dimër, kur bora sipër do t’u bjerë,
S’e shohin diellin në ëndërr ata?

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult