Noel Malcolm: Rebelët, besimtarët, të mbijetuarit (studime mbi historinë e shqiptarëve)

Libër i ri nga Noel Malcolm

Falë një gjysmëshekulli nën komunizëm, si dhe gjuhës pak të njohur, Shqipëria ka vuajtur nga neglizhenca dhe izolimi. Megjithatë, siç na tregon ky libër, tokat shqiptare kanë një histori të gjatë bashkëveprimi me të tjerët.

Ato kanë qenë një terren takimesh të krishtërimit dhe islamit; një kanal përmes të cilit, Venecia lidhej me Ballkanin Osman; një vend me interes për habsburgët; dhe një vatër për ambiciet e fuqive fqinje në periudhën e vonë osmane. Vetë shqiptarët mund të kenë shumë identitete të ndryshme.

Studimet e paraqitura në këtë vëllim, nga një prej ekspertëve kryesorë të botës mbi historinë shqiptare, variojnë nga shekulli i pesëmbëdhjetë deri në të njëzetin, duke fokusuar politikën, historinë shoqërore, fenë dhe diplomacinë.

Secila bazohet në kërkime origjinale, më e gjata, mbi Ali Pashain, përdor për herë të parë një pasuri të materialit dorëshkrues për të treguar historinë e plotë të rolit thelbësor që ai luajti në politikën ndërkombëtare të Luftërave Napoleonike.

Studimet e tjera sjellin në jetë individë të zakonshëm, deri më tani të panjohur nga historia, për shembull: gratë e larguara para Inkuizicionit ose autorin e autobiografisë së parë shqiptare.Ky nuk është vetëm një botim historik për lexuesit e interesuar në historinë e Evropës Jug-Lindore.

Në të përfshihen çështje më të gjera si: konvertimi fetar, “kriptokrishtërimi” mes myslimanëve, metodat e skllavërimit brenda Perandorisë Osmane dhe natyrën e krijimit të mitit modern për identitetin kombëtar.

Çmimi: 15 euro – 2000 lekë

ObserverKult

Lexo edhe:

EDHE PESË AUTORE ME ANTOLOGJI PERSONALE NË KOLANËN “SAFO”