Noli: E mjera Shqipëri, po dergjet e po vdes…

Fan Noli

Fan S. Noli , 1906

“Nuk mendohemi se po mbytet kombi, por shikojmë se mos i lagen çorapet. Nuk shikojmë të ndreqim gjuhën, por shikojmë se me ç’shkronja lipset shkruar.
Nuk shikojmë se do të na zaptojnë të huajt vendin, po çajmë kokën si e si t’i gjejmë një emër të bukur sipas gramatikës.

E mjera Shqipëri, po dergjet e po vdes dhe ne të mallkuarit nuk shikojmë ta shërojmë, po mundohemi ta pagëzojmë se mos na vdesë pa emër, pastajza si do ta njohë Shën Pjetri që mban hapset e parajsës?”

ObserverKult


Lexo edhe:

“O QYQAR, O KIRENAR”, POEZI NGA FAN NOLI

Ç’deshe ti, mor, në Kalvar,
O qyqar, o Kirenar!
Del me poçen për sehir,
Ndrit me Kryqin si martir.

Rent nëpër kallaballëk,
Se ç’po ngjan s’merr vesh as gëk,
Je i pir’ e s’mban dot anë
Për çlironjës a tiranë.

Nëpër pluhur dhe shamatë
Turen burrat, çiren gratë,
Turm’ e ndezur, e tërbuar,
Krishtin për të kryqësuar…

Poezinë e plotë e gjeni KËTU


Lexo edhe:

KUR NOLI I ANKOHEJ FAIK KONICËS: JETË KOTI, NUK KA VAJZA PËR QEJF…

Studiuesi i njohur Agron Alibali ka bërë dy zbulime të bujshme për Faik Konicën.

I pari lidhet me gjetjen e 276 librave të bibliotekës personale. I dyti me gjetjen e arkivit të plotë të legatës shqiptare në Washington. Që të dyja të konsideroheshin të zhdukura që nga momenti që Konica ndërroi jetë më 15 dhjetor 1942.

Por ndërsa librat janë bërë pjesë tashmë e bibliotekës Kombëtare, arkivi i Legatës që ndodhet në Romë pret riatdhesimin pas procedurave…

Tekstin e plotë mund ta gjeni KËTU