Nominimet e “Golden Globe 2024”, ja kush janë pretendentët kryesorë

“Barbie” dhe “Oppenheimer” kryesojnë nominimet në “Golden Globe Awards”.

Filmi që ka thyer rekorde shikueshmërie “Barbie”, është nominuar në nëntë kategori ku më të rëndësishmet janë:“Aktori/ja më i/e mirë në një muzikal ose komedi” për Margot Robbie, “Aktori/ja më i/e mirë dytësor/e”për Ryan Gosling dhe Greta Gerwig është nominuar si “Regjisori/ja më i/e mirë”.

Këngët e filmit “Barbie”, janë përfshirë në kategorinë “Kënga më e mirë origjinale në film”. Konkretisht bëhët fjalë për këngët “Dance The Night” nga Dua Lipa, “I’m Just Ken” nga Ryan Gosling dhe “What was i Made For?” nga Billie Eilish.

Nga ana tjetër “Oppenheimer” me tetë nominime gjithsej, pritet të rrëmbejë shumicën e çmimeve të nominuara. Filmi bën pjesë në kategorinë risi të ceremonisë së këtij viti “Arritje në kinematografi”, e cila synon t’u japë më shumë prioritet filmave cilësorë.

Cillian Murphy, aktori kryesor i filmit biografik të J. Robert Oppenheimer, shpikësi i bombës bërthamore, është një nga të nominuarit për “Aktorin më të mirë dramatik”. Të nominuarit e tjerë në këtë kategori janë Emma Stone, Leonardo DiCaprio dhe Da’Vine Joy Randolph.

Regjisori i filmit Christopher Nolan është nominuar si “Regjisori më i mirë”, ndërsa aktorja Emily Blunt është nominuar në kategorinë “Aktori/ja më i/e mirë joprotagonist/e”.

Ndër pretendentët kryesorë për të fituar, me nga shtatë nominime secili janë edhe filmat “Killers of the Flower Moon” dhe “Poor Things”.

Sa i përket serialeve, “Succession” kryeson me nëntë nominime duke u përfshirë në kategorinë “Serialin më i mirë dramatik”, për të vijuar më pas me “Only Murders in the Building”, “The Diplomat”, “The Morning Show” and “The Crown”.

Ceremonia e “Golden Globe Awards 2024” cilësohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme të kinematografisë dhe do të mbahet më 7 janar të vitit që vjen në Los Angeles. /pressonline.al

ObserverKult


Lexo edhe:

FILMI EVROPIAN I VITIT: NDAHEN ÇMIMET, TRIUMFON “ANATOMIA E NJË RËNIEJE”

Ishte filmi francez “Anatomia e një rënieje”, i Zhustin Triet, ai që dominoi në ceremoninë e Festivalit Evropian të Filmit në Berlin, që ka vlerësuar filmat më të mirë evropian çdo vit, që prej 1988-s.

Filmi fitoi çmimet për skenarin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe atë të filmit më të mirë, pa harruar atë të aktores më të mirë për Sandra Huller. Pas marrjes së Palmës së Artë në Kanë, ky është vlerësimi i dytë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


reçaku

DONIKA DABISHEVCI: PAS MASAKRËS…

Poezi nga Donika Dabishevci

Nji qetësi trishtuese ka mlue katunin.
Shllungat e fundit t’tymit janë shkri n’kaltrinë e qiellit.
Zjermi gërmadhave gati o shue.
Asnji gjurmë njeri. Asnji za.

Grumbuj trupash nji mbi nji bajnë mozaikun e apokalipsës.
Atij t’projektuem prej trunit njerëzor.
Katër S-ja n’lëvozhgë lisi…

Nji kambë ktu, nji krye atje, trupa si kuaj deti,
torzo, pa gjymtyrë, mushkni e zorrë përziet,
sy t’ngrimë që shkëlqejnë si fosfor, fmijë t’coptuem,
mish i grimë dhe gjak. Shumë gjak.

ObserverKult