Nostalgji: Dëgjoni disa nga këngët më të mira të të gjitha kohëve të Festivalit të RTSH-së

Nostalgji për këngët e vjetra! Vite më parë, gati 3 dekada Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ishte e vetmja skenë ku këngëtarët promovonin krijimet e reja.

Në atë kohë nuk kishte youtube, as Spotify as iTunes. Megjithatë njerëzit natën e tretë të festivalit i këndonin përmendsh këngët bashkë me këngëtarët.

Për shqiptarët festivali ishte skena ku shihnin dhe frymëzoheshin nga e reja dhe stili. 

Radio Televizioni Shqiptar në kuadër të digjitalizimit të arkivës prej ditësh ka nisur publikimin në youtube të këngëve të festivalit.

Ata të cilët bënë jehonë ndër vite dhe shënjuan jetën e shqiptarëve.

Në këtë shkrim po ju sjellim disa këngë të këtij Festivali:

“Fatit i besoj” – Mira Konçi 1996

”Ma jep një fjalë ti
E shpirtin ma shëro
Gjithë bota le ta dijë
Unë fatit i besoj”

Këndonte Mira Konçi në festivalin e 35- të Këngës, viti 1996.

Vajza me flokë të gjatë dhe me një zë melodioz u bë menjëherë e pëlqyeshme dhe shumë shpejt u kthye në një këngëtare mjaft të dashur për publikun.

“Nata” Aurela Gaçe 1995  

“Klandestinët hapin plagë
Në brigje mbeti dhembja.
Nesër nënë, dje isha vajzë
e virgjër hëna”

Kënga i dedikohej emigrimit, plagë e madhe e shoqërisë shqiptare.

Ishte viti 1995. “Nata” me poezi të Agim Doçit, muzikë të Adrian Hilës dhe zëri i Aurela Gaçes edhe sot e kësaj dite mbetet një nga këngët më të bukura shqiptare.

“Eja” – Ardit Gjebrea 1995

Po në 1995, Ardit Gjebrea ngjitet në skenë me projektin “Jon”.

”Ku je ku je o ëndërr e mërguar
Malli po pret dhe loti u  tret
Eja me dielli, eja dhe përpije detin
Merre botën e falma qiellin
Eja me diellin, eja dhe përpije detin
Kemi lindur e bashkë do vdesim”

“Lërmëni” 1995

E veshur me një mantel të zi poshtë të cilit një Jumpsuit të shkurtër blu Bleona Qerreti këndonte

“Lërmëni, unë s’ju përkas juve
Lërmëni të arrij atë që dua
Se ajo që dua është jeta ime
Më përket vetëm mua

“Zemrën nuk ta fal” – Adelina Ismajli 1995

Nga Kosova vjen Adelina Ismajli. Me energjinë, lëvizjet dhe një veshje rock ngjitet në skenën e festivalit të 35-të për t’i kënduar dashurisë

“Jo, jo mos mendo
Se unë e jotja jam
Vërtet më thonë çapkëne
Zemrën nuk e fal”

“Pyes Lotin” – Elsa Lila 1996

Në skenë e festivalit ngjitet një vajzë 16-vjeçare. Me zërin e saj melodioz bën për vetë të gjithë.

Elsa Lisa fitoi festivalin me këngën “Pyes Lotin”, me poezi Enrieta Sina dhe muzikë Valentin Veizi.

“Se loti që pikon
Një zemër lëndon
I vogël na duket
I madh sa një botë”

“Anija plakë” Aleksandër Gjoka 

Nëse keni nostalgji të shikon Aleksandër Gjokën, ju sjellim “Anija Plakë”, festivali i 34- të në RTSH

Të lutem mos u zemëro
Ëndrrën time ma shpëto
Mos e lër të ketë uriËndërr mos u mbyll

Nga dhimbja ti”

Sherif Merdani & Grupi i fëmijëve – Sinfonia e nënës (Festivali i 34-të i Këngës në RTSH)

Mihrije Braha – S’ mund të jetoj pa ty (Festivali i 34-të i Këngës në RTSH)

Gili – Xixëllonja (Festivali i 34-të i Këngës në RTSH)

Aleksandër Rrapi & Jonida Maliqi – Planeti i fëmijëve (Festivali i 34-të i Këngës në RTSH)

RTSH

ObserverKult


Lexo edhe:

FESTIVALI I KËNGËS NË RTSH, JURIA ZGJEDH TË RINJTË FINALISTË

Festivali i Këngës në RTSH, në këtë edicion të 61-të erdhi me mesazhe sociale e ndërgjegjësuese në natën e dytë, krahas performancave të 13 garuesve të radhës.

Përmes kolegëve u vlerësua në skenë puna e mjekut anastezist Ilir Ohri, i cili aktualisht është në gjendje jo të mirë shëndetësore, për përkushtimin e tij ndaj profesionit dhe në përçimin e zanatit tek brezat e tjerë.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult