Ndahet nga jeta pas një beteje të gjatë për të mundur koronavirusin, piktori i njohur shqiptar, Ziso Kamberaj.
Artisti nuk ia doli në betejën me sëmundjen që shkakton Covid-19 dhe ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare në një spital në Gjermani ku ishte shtruar prej disa kohësh.
Piktori ishte diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në 1992, në pikturë monumentale, transmeton ‘panorama.com.al’.
Ziso Kamberaj lindi në Tiranë, ndërsa jetonte mes Shqipërisë dhe Mynihut.
Artisti i njohur la pas një pasuri të madhe me veprat e tij artistike.
—————————————————————————————
LEXO EDHE: Kështu e kujtojnë miqtë dhe bashkëpunëtorët fotografin që ndërroi jetë
Mbrëmjen e së martës, ka vdekur fotografi i njohur nga Kosova, Meddy Huduti. Pas vdekjes së tij, kanë shprehur ngushëllime bashkëpunëtorët e miqtë e tij
Lajmin për vdekjen e fotografit e bëri të ditur nëna e tij, Igballe Huduti, e cila ka shkruar në Facebook se ai vdiq pas infektimit me Covid-19.
“Gëzimi i parë i nanes biri im Ahmedi sonte na la përgjithmonë. Ne të Zotit jemi dhe Atij do ti kthehemi, po sot babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me covid dhe me shtrëngim gjoksi. Shkove bir Ahmed, më le me plagë zemrën time edhe për sa kam jetë. Por do të duroj se Zoti keshtu paska desht. Zoti vendosi të më sprovoj edhe me këtë dhimbje qe qenka kapak i të gjitha dhimbjeve që mund të egzistojnë në botë”, ka shkruar Huduti.
Për vdekjen e fotografit ka shkruar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.
“Meddy na la. Në moshë shumë të re, në kulmin e energjisë krijuese. Fotograf që ka dokumentuar parreshtur jetën kulturore në Kosovë. Artist i talentuar dhe ikonë e gjeneratës së re, por edhe personalitet modest, njeri shpirtbardhë. Ngushëllime familjes dhe miqve, gjithë komunitetit artistik. Ahmed (Meddy) Huduti do të rrojë përherë në fotografitë që na i bëri, ndër më të mirat që kemi”, ka shkruar Çeku.
TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU