Nuk bën pjesë në Evropë, por pse Izraeli është pjesëmarrës në “Eurovision”?

Izraeli, edhe pse nuk është një shtet evropian, sërish merr pjesë në Eurovision dhe në disa raste, edhe ka triumfuar.

Por, sigurisht, mund ta kesh pyetur veten (në këtë periudhën e Eurovision-it) se pse Izraeli konkurron në këtë garë dhe ja ku po ta japim ne përgjigjen:

Izraeli është anëtar i Unionit Europian të Transmetuesve, i cili është edhe përgjegjës për Eurovision-in. Izraeli është bërë pjesë e garës që prej vitit 1973 dhe është vendi i parë jo evropian që merr pjesë në Eurovision.

Ky shtet ka fituar Eurovision-in 2 herë: Më 1978-ën me këngën “A-Ba-Ni-Bi” nga Izhar Cohen & the Alphabeta dhe më 2018-ën me këngën “Toy” nga Netta. 

Këtë vit, u rendit i treti me “Unicorn” nga Noa Kirel./gazetashqip

ObserverKult


suedia

Lexo edhe:

SUEDIA FITUESE E EUROVISION 2023/ SHQIPËRIA E 22-TA

Eurovision 2023, fiton Suedia

Një spektakël plot emocione e performanca fantastike solli finalja e madhe e Eurovision 2023 në Liverpool Arena në Britani të Madhe.

Suedia është fituesja e Eurovision 2023. Këngëtarja Loreen me këngën “Tattoo” rrëmbeu vendin e parë duke marrë 583 pikë.

Suedia pati një mbështetje të madhe nga publiku. Po ashtu edhe nga vendet që morën pjesë duke shënuar një diferencë të madhe pikësh.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult