Tenori me famë botërore: Nuk mbaj koncert në Shqipëri se nuk ma “var” njeri

Tenori me famë botërore, Agim Hushi është kthyer në Shqipëri pas dita vitesh. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, tenori u pyet nga gazetari Enkel Demi nëse do të mbajë një koncert në Shqipëri.

“Këtu nuk ma var kush”, u shpreh tenori duke folur më pas për eksperiencën në Sydney Opera House.

“Ajo është skena më e bukur e imja. Kam kënduar atje me shumë sukses. Unë jam bërë australian pikërisht prej asaj opera sepse Richard Bonynge dhe gruaja e tij, ishin suportuesit dhe më bënë pasaportën për 6 muaj. Richard tha ‘tenori më i mirë që ka kënduar Manon Lescaut është Agim Hushi’”.

Tenori shqiptar, Agim Hushi konsiderohet si një ndër zërat më të rrallë që ushtron aktivitetin e tij nëpër botë. Hushi, i cili jeton prej vitesh në Australi, ka arritur ta mbajë lart me krenari emrin e tij shqiptar. Duke u kthyer pas në kohë, ai rrëfeu se studimet e larta i ka kryer për gjuhë dhe letërsi.

Por më pas, i vetëdijshëm për talentin që kishte në muzikë, iu përkushtua këtij pasioni. Tenori i famshëm tregoi gjithashtu se është ndër të vetmit në historinë e TKOB-së që është emëruar solist përkrah emrave më të mëdhenj të vokalit shqiptar pa pasur nevojë për asnjë ditë edukim muzikor.

Kur u pyet për miqësinë me presidentin e Singaporit, ai tregoi një detaj interesant. “Ata më ftuan një herë për darkë dhe gruaja e tij nuk pranoi të gatuante eskorta. Tha ‘do të gatuaj unë’ dhe më ulen në krye të vendit. Presidenti u ul anash meje.”, tha tenori.


Lexo edhe:

TENORI RUDI SATA: RRITJA E PAGAVE PËR ARTISTËT ISHTE ME KRITERE ARTISTIKE APO THJESHT SIPAS QEJFIT

ObserverKult