
Achileas Paraschos: Të më duash ndryshe
-Nuk dua të më dashurosh siç dashurojnë të tjerët,
me dashuri që sjell në mend një breshër pranveror,
ndjenja e erosit kur çel nuk është një lule e mjerët,
këtu ka vdekje kurdoherë; – gjetiu më vër kurorë!
-Gjetkë? Ku të të dashuroj? Ku gjen një vend pa varre?
Sipër e nën, në globin mbarë, në gjithësi, kudo?
Të del përpara në çdo cast, të thotë jam unë pronare;
gjithkund ka vdekje dhe përherë; – këtu më dashuro!
-Këtu! Veç para se t’ arrijë vdekja shkatërrimtare,
dhe jetë e vyshkur, porsi vjeshtë e zymtë do të ngjasojë,
por ca më parë, kjo dashuri e jotja shpëtimtare;
më parë se jeta të marrë fund, erosi do mbarojë…
-Kur bie nata e dielli me errësirë mbulohet
dhe mjegullnaja egërsisht dritën thëthin ngado,
në mijra yje që shkëlqejnë qielli drithërohet…
Eros e dritë shpërthen kudo; kudo më dashuro!
-Një shpirt i gjallë a i pajetë me ndryshk, harresë, mbulohet
dhe dashuria është mister në do të dish, duro!
E erosit më jetëgjatë koha s’ i krahasohet,
me të jetëshkurtërën krijesë; këtu më dashuro!
-Edhe këtu dhe prapë këtu, nën dhe, mbi tokë përpjekur,
si në ndriçimin e rrufesë skëterra tek kumbon;
ku shpirti im nuk bëhet baltë dhe kurrë s’ kam për të vdekur;
-Se jetë e vdekje bëhen një, kur ti më dashuron!-
Shqipëruar nga Arqile Garo
ObserverKult






