ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Dështimi është sukses nëse arrijmë të nxjerrim mësim prej tij./ Malcolm Forbes
Gjëja që e dallon njeriun e talentit nga njeriu i suksesit është një grumbull me punë të lodhshme./ Stephen King
Suksesi është vdekja e intelektit dhe e imagjinatës./ James Joyce
Suksesi nuk të ndryshon, fama po./ Whitney Houston
Suksesi nis nga vullneti i individit./Napoleon Hill
Nuk duhet patur turp nga dështimi, por nga mungesa e guximit./ Paula Gosling
Nuk e di se cili është çelësi i suksesit, por çelësi i dështimit është të përpiqesh t’u pëlqesh të gjithëve./Herbert Bayrad Swope
Kam tentuar. Kam dështuar. S’ka rëndësi. Do të tentoj sërish. Do të dështoj sërish. Do të dështoj më mirë./ Samuel Beckett
Njeriu që nuk ka dështuar kurrë, nuk mund të jetë i madh. Dështimi është testi i vërtetë i madhështisë./ Herman Melville
Nuk kam dështuar, thjeshtë kam zbuluar dhjetëmijë mënyra që nuk funksionojnë./ Thomas Alva Edison
Suksesi është aftësia për të kaluar nga një dështim në tjetrin pa e humbur entuziazmin./ Winston Churchill
Njerëzit nuk kujtohen për numrin e dështimeve, por për numrin e sukseseve./ Thomas Alva Edison
Mungesa e ndershmërisë është shkaku kryesor i dështimit në çdo fushë të jetës./ Napoleon Hill
Të gjithë pohojnë se dashuria është e rëndësishme, e megjithatë jemi të bombarduar nga rastet e dështimit të saj./ Bell Hooks
Nuk mjafton vetëm suksesi ynë, duam edhe dështimin e të tjerëve./ Gore Vidal
Asgjë nuk dështon ashtu si suksesi, pasi ne nuk mësojmë prej tij; ne mësojmë vetëm nga dështimi./ Kenneth Boulding
ObserverKult
Lexo edhe:
“AFTËSIA PËR TË MOS U ZHGËNJYER PAS DËSHTIMIT UA SJELL SUKSESIN”, 24 THËNIE MOTIVUESE
Ju ftojmë të lexoni disa thënie motivuese që ObserverKult sjell për ju:
1.E vetmja gjë që ju pengon nga arritja e asaj që doni, është historia që vazhdoni t’i tregoni vetes”. Toni Robins
2. “Njeriu që ka arritje në jetën e tij bën shumë gabime, por ai nuk bën kurrë gabimin më të madh nga të gjithë – të mos bërit asgjë”. Benxhamin Frenklin
3. “Hapat që në fëmijëri kanë rëndësi, për aq kohë sa jeni duke ecur përpara. Ju mblidhini të gjitha bashkë, dhe një ditë kur të hidhni vështrimin pas do të habiteni se ku mund të mbërrini”. Kris Gardner
4. “Nëse mendoni se jeni shumë i vogël për të pasur ndonjë lloj ndikimi, provoni të flini në shtrat me një mushkonjë”. Anita Rodik
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult