Nuk duhet patur turp nga dështimi, por nga mungesa e guximit…

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Dështimi është sukses nëse arrijmë të nxjerrim mësim prej tij./ Malcolm Forbes

Gjëja që e dallon njeriun e talentit nga njeriu i suksesit është një grumbull me punë të lodhshme./ Stephen King

Suksesi është vdekja e intelektit dhe e imagjinatës./ James Joyce

Suksesi nuk të ndryshon, fama po./ Whitney Houston

Suksesi nis nga vullneti i individit./Napoleon Hill

Nuk duhet patur turp nga dështimi, por nga mungesa e guximit./ Paula Gosling

Nuk e di se cili është çelësi i suksesit, por çelësi i dështimit është të përpiqesh t’u pëlqesh të gjithëve./Herbert Bayrad Swope

Kam tentuar. Kam dështuar. S’ka rëndësi. Do të tentoj sërish. Do të dështoj sërish. Do të dështoj më mirë./ Samuel Beckett

Njeriu që nuk ka dështuar kurrë, nuk mund të jetë i madh. Dështimi është testi i vërtetë i madhështisë./ Herman Melville

Nuk kam dështuar, thjeshtë kam zbuluar dhjetëmijë mënyra që nuk funksionojnë./ Thomas Alva Edison

Suksesi është aftësia për të kaluar nga një dështim në tjetrin pa e humbur entuziazmin./ Winston Churchill

Njerëzit nuk kujtohen për numrin e dështimeve, por për numrin e sukseseve./ Thomas Alva Edison

Mungesa e ndershmërisë është shkaku kryesor i dështimit në çdo fushë të jetës./ Napoleon Hill

Të gjithë pohojnë se dashuria është e rëndësishme, e megjithatë jemi të bombarduar nga rastet e dështimit të saj./ Bell Hooks

Nuk mjafton vetëm suksesi ynë, duam edhe dështimin e të tjerëve./ Gore Vidal

Asgjë nuk dështon ashtu si suksesi, pasi ne nuk mësojmë prej tij; ne mësojmë vetëm nga dështimi./ Kenneth Boulding

ObserverKult

Lexo edhe: THËNIE NGA SANDRA BULLOCK: DEFEKTET E TUA JANË ATO QË TË BËJNË MË TË BUKUR

ObserverKult