Poezi nga Paola Melone
Nuk e di si hyre tek unë.
Nuk e di nëse e hape vetë derën, nëse trokite para se të hyje, nëse dikush të priti e të pyeti se ç’kërkoje në atë derë.
Nuk e di ku u ule. U ule në dhomën e ndenjes apo në dhomën e miqve.
Nuk e di në u solle si një mysafir i largët, apo si një mik i afërt.
Nuk e di me çfarë të qerasën.
Nuk e di nëse kërkove ujë nga etja.
Nuk e di çfarë the.
Nuk e di a të dëgjoi njeri, apo dëgjove njeri.
Nuk e di kur ike dhe kur hyre përsëri.
Shumë gjëra nuk i di.
Di vetëm që të shoh të ulur në dhomën time dhe nuk të ndiej të huaj.
Dhe kaq mjafton!
Përktheu: Elona Caslli
ObserverKult
Lexo edhe:
ELONA CASLLI: NUK TA MBYLL DERËN BABA TY…
Shumë vite më parë në mos u gabofsha, te ” Njerëz të humbur” ishte një zotëri nga zonat e thella të veriut që kërkonte vajzën e tij me të cilën kish vite që nuk kish komunikuar.
Nga kërkimet rezultoi se vajza e tij kish pasur fatin e mbrapshtë të shumë vajzave të tjera shqiptare, që kishin përfunduar rrugëve të Evropës. Ngjarjet e kishin përthithur si ortek dhe gjendej rrugëve të Evropës si punëtore seksi.
Mbaj mend që pas shumë përpjekjesh babai lidhet me telefon me të bijën. Nuk e mbaj mend fytyrën e babait, por mbaj mend fjalët e tij; Kthehu në shtëpi të pastë baba! Nuk ta mbyll derën baba. Do t’i kalojmë të gjitha bashkë, veç kthehu në shtëpi. Para teje baba nuk ven askënd.
Shkrimin e plotë e gjeni KËTU