Nga Roberto Vecchioni
Gjatë jetës sime jam kritikuar shumë, po me të vërtëtë shumë. Më kujtohet, që kur fillova të këndoja për herë të parë, disa njerëz më thanë se nuk kisha talent. Më vonë, kur u bëra i suksesshëm, pati njerëz që filluan të më kritikonin për këngët e mia duke thënë se ishin këngë tepër optimiste, tepër sentimale, tepër pesimiste, tepër mediokre. Me kalimin e kohës kuptova diçka.
Nuk e ke për detyrë t’u përgjigjesh të gjithëve, nuk e ke për detyrë të flasësh me këdo, nuk e ke për detyrë t’ lejosh të tjerët të të terheqin drejt bisedave të shëmtuara.
Mos harro të marrësh frymë kur jeta vrapon, kur ke nxitim, kur të duket se hapësirat rreth teje ngushtohen. Merr frymë para se të flasësh, pasi fjalët kanë shumë nevojë për ajër të pastër dhe mbi të gjitha lejoja vetes një luks që shumë pak njerëz ia lejojnë vetes në ditët e sotme; luksin e heshtjes.
Heshtja nuk është bosh, por është e mbushur me përgjigje. Vetëm kur hesht dhe shmang diskutime të kota, dëshmon zgjuarsinë dhe mençurinë tënde. Siç thotë dhe i madhi De Crescenzo “Heshtja ime nuk do të thotë se nuk kam asgjë për të thënë, apo se jam dakord me çka shoh. Heshtja ime do të thotë se kam kuptuar kush je dhe nuk e meriton vëmendjen time.”
*Marrë nga profili në Facebook i Elona Casllit
ObserverKult
Lexo edhe:
BLERINA ROGOVA-GAXHA ZGJIDHET DREJTORESHË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE TË KOSOVËS