“Nuk është nevoja të nxitosh, as të shkëlqesh, as të jesh dikush tjetër, por thjesht vetvetja”

ObserverKult ua sjell disa thënie të shkrimtares britanike, Virginia Woolf:

Një drekë e mirë i jep shije bisedës. Nuk mund të mendosh mirë, të dashurosh mirë apo të flesh mirë, nëse nuk ke drekuar mirë.

Nuk është nevoja të nxitosh. As të shkëlqesh.As të jesh dikush tjetër, por thjesht vetvetja.

Thelbi i snobizmit është se dëshiron t’u bësh përshtypje të tjerëve.

Humorizmi është cilësia e parë që humbet në një gjuhë të huaj.

Secila dallgë e detit ka një përthyerje të ndryshme drite, pikërisht si bukuria e personit që duam.

Bukuria e botës është një thikë me dy presa: njëra e gëzimit, tjetra e ankthit, dhe e ndan zemrën në dy copa.

ObserverKult

—————————————

LEXO EDHE: AGOLLI: NËSE NJERIU NUK NDJEN AS KËNAQËSI, AS DHIMBJE – LËRENI TË VDESË!

ObserverKult ua sjell disa shprehje nga shkrimtari i njohur shqiptar, Dritëro Agolli:

“Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.”

“Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.”

“Ka fjalë që qajnë dhe lotë që flasin.”

“Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti.”

“U zumë të dy aq shumë për punën/ Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë!/ Eh, budalla!/ Edhe dhëmbët zihen me gjuhën/ Zihen dhe bashkë rrinë.”

“Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë, por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit.”

“Dashuria nuk i dhuron, por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme, por i përjetshëm mbetet çasti.”

“E vërtetë e pabesueshme/ E mbajta në krah tërë ditën/ Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’
Të nesërmen ne fshat kur arritëm, U tha te tjerëve: ‘Më rrahu!’./Dritëro Agolli

ObserverKult