
Matilda Bega, vajza e aktorit të njohur Met Bega, ka reaguar me nota të forta nostalgjie dhe kritike ndaj kinemasë shqiptare të pas viteve 2000. E ftuar në “Top Story”, ajo deklaroi se refuzon të shikojë filmat shqiptarë të sotëm, duke i quajtur të banalizuar dhe të zhveshur nga vlerat që karakterizonin artin para viteve ’90-të.
“Këta artistë janë të pavdekshëm. Nuk do t’i kthehen më Shqipërisë. Kam shkuar në kinema, kam parë filma shqiptarë… refuzoj t’i shoh, nuk i afrohen absolutisht!” – u shpreh ajo.
Sipas Matilda Begës, banaliteti dhe reklamat e shfrenuara kanë zëvendësuar mjeshtërinë, skenarët e menduar dhe interpretimet autentike të dikurshme. Ajo kujtoi se më parë për një film punonin muaj të tërë, me mbështetje financiare të plotë nga shteti, duke theksuar se humori ishte i pastër, pa fyerje e vulgaritet.
Ajo mbylli intervistën me një mesazh të qartë: “Ata aktorë nuk vijnë më. Ishin njëherë në histori.”
ObserverKult
Lexo edhe:
VUANTE NGA PARKINSONI/ MET BEGA, AKTORI I NJOHUR QË “U HARRUA” NGA TË GJITHË…






