Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më… thënie nga Fridrih Niçe
ObserverKult ua sjell në vazhdim disa thënie tjera nga Fridrih Niçe:
“Individi duhet gjithmonë të luftoj për ta mbajtur veten të papushtuar nga turma. Nëse e provoni këtë, ju shpesh do të jeni i vetmuar, dhe ndonjëherë edhe të frikësuar.
Por asnjë çmim nuk është shumë i lartë për ta paguar, për privilegjin e posedimit të vetes.”
“Ne e dashurojmë jetën jo sepse jemi mësuar të jetojmë, por sepse jemi mësuar të dashurojmë.”
“Nuk jam i mërzitur që më gënjeve, jam i mërzitur se nga tani e tutje, nuk të besoj dot më”.
“Mashkulli i vërtetë do dy gjëra: rrezikun dhe lojën. Për këtë arsye ai do gruan, si lojën më të rrezikshme”.
“Çfarë është djallëzi. Çfarëdo që del nga dobësia”.
“Ne e kemi artin për të mos vdekur nga e vërteta.”
“Kur të martoheni, bëjani vetes këtë pyetje: A beson se do të jesh në gjendje të bisedosh me partnerin tënd edhe në moshën e pleqërisë? Çdo gjë tjetër në martesë është kalimtare.”/ ObserverKult
———————————————————————————
LEXO EDHE: Friedrich Schiller: Shpirtrat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje
Ata që ankohen më shumë, janë ata që vuajnë më pak./ Publio Cornelio Tacito
Të vuash në mungesë të dikujt që dashuron është një e mirë, krahasuar me të jetuarit me dikë që urren./ Jean De la Bruyére
Vuajtja është i vetmi mjet i vlefshëm për të prishur gjumin e shpirtit./ Saul Bellow
Mund të jenë të këqij vetëm njerëzit që nuk e kanë provuar dhimbjen, sepse kush e ka provuar, nuk mund të dojë që dikush tjetër të vuajë./ Carlo Cassola
Shpirtrat e mëdhenj dinë të vuajnë në heshtje./ Friedrich Schiller