ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:
Dhimbjet e mëdha vrasin shpejt, e nëse zgjasin, nuk janë të mëdha./ Epikuri
Mos harxho lot të rinj për dhimbje të vjetra…/ Euripidi
Në rini, mungesa e kënaqësisë është dhimbje. Në pleqëri, mungesa e dhimbjes është kënaqësi./ Henry Addington
Mos e harxho zemrën tënde në dhimbje./ Pitagora
Vetëm dhimbja të shpjegon se ç’është jeta pa dhimbje./ Stefano Benni
Nuk ka dhimbje më të madhe se kujtimi i kohëve të lumtura në mjerim./ Aligeri
ObserverKult
———————————–
LEXO EDHE:
OSCAR WILDE, VDEKJA NË MJERIM E SHKRIMTARIT “PROVOKUES”
Më 30 nëntor 1900, në një hotel të Parisit ndërroi jetë mes mjerimit Oscar Wilde (Oskar Uajlld), një prej shkrimtarëve më të mëdhenj irlandezë. Vepra e tij ishte pranuar botërisht si madhështore. Citatet e tij paradoksale njiheshin po aq sa jeta libertine dhe veshja e tij prej esteti, duke e shquar si njeri magjepsës dhe joshës.
Romani i tij më i mirë, “Portreti i Dorian Grey-t”, veprat teatrale, esetë dhe rrëfenjat për fëmijë janë pasuri e papërsëdytshme dhe duhen njohur domosdo.
Libri i parë që botoi, ishte një kolazh poezish, që u botuan në vitin 1881. Një vit më pas do të fillojë një turne në Amerikën e Veriut. Atëherë shkruajti dramën “Vera”. Vijojnë më pas libra si, “Princi i lumtur dhe përralla të tjera”, ne 1888. “Krimi i lord Savili dhe tregime të tjera”, në vitin 1891. “Shtëpia e Shegëve” dhe “Dukesha e Paduas”, në vitin 1892 u botuan “Portreti i Dorian Greit”.
Por veprat e tij që e bënë më të njohur ishin: “Freskorja e Lejdi Uindermir” e vitit 1892, “Një grua e parëndësishme” e vitit 1893. Në burgjet Reding shkruajti dhe dy libra të tjerë: “De profundis (nga thellësia)” shkruar Lord Alfred Douglas, me të cilin pati një lidhje dhe “Balada e Burgut Reding”…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU