Nuk ka gjë më poshtëruese sesa të shohësh budallenjtë t’ia dalin në nismat ku ne dështuam

Gustave Flaubert ishte një shkrimtar i njohur francez. Lindi më 12 dhjetor të vitit 1821 në Rouen.

Ai është një nga novelistët më të njohur francez të shekullit XIX, që u lind në kohën kur po lulëzonte romantizmi i Hygoit, Vinjisë, Mishlesë dhe i Shatobrianit, të cilët i admiroi gjatë gjithë lulëzimit.

Rrugëtimet me frytdhënëse të Flauberit ishin ato në Britani pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogël, ai pasqyroi gjithçka që përjetoi prej tyre në letrat dhe shënimet e udhëtimit.

Në pamje të parë kryeveprat e Flauberit duken të ndryshme nga njëra-tjetra, romanët e tij i kushtohen epokave të ngjashme më atë të veten.

Flaubert mund të konsiderohet një shkrimtar realist për arsyen e thjeshtë se ai i përkushtohet realitetit.

ObserverKult më tej ua sjell disa thënie të Gustave Flaubert:

Nuk ka asgjë serioze në këtë botë të rëndomtë, përveç të qeshurës.

Atdheu është si familja, ia kupton vlerën vetëm kur e humbet.

Fjala është thjesht një jehonë e largët dhe e dobët e mendimit.

Zemra është një pasuri që as shitet as blihet, por dhurohet.

Nuk ka gjë më poshtëruese sesa të shohësh budallenjtë t’ia dalin në nismat ku ne dështuam.

Melankolia s’është tjetër veçse një kujtim i pavetëdijshëm.

Dashuro artin: mes gënjeshtrave është gjëja që gënjen më pak.

Pse të duash diçka kur mund të jesh dikush?

Bëni kujdes me trishtimin. Është ves.

E ardhmja na mundon, e kaluara s’na lëshon, ja përse e tashmja na rrëshqet.

Përgatiti: ObserverKult


Lexo edhe:

GUSTAVE FLAUBERT: KISHA FRIKË SE DO TË MË URREJE… E DASHURA IME…

Letrat që Gustave Flaubert-i i shkroi Louise Colet ruajnë kujtimet e një “dashurie të pamundur për ta jetuar”, përpirë nga ndjenjat e ndezura të dashurisë dhe pasioni i shkrimtarit për artin e të shkruarit.

Shkrimtari i tregon mikeshës së tij të zemrës brengën e dashurisë, i rrëfen fshehtësitë dhe drithërimat e shpirtit që dashuron, vështirësitë që ai hasur gjatë shkrimit të “Zonjës Bovari”, vuajtjet dhe nganjëherë edhe zhgënjimet nga miqësitë, fryma e kohës dhe jeta në tërësi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult