Nuk ka mëkat më të turpshëm se të gënjesh ata që besojnë në ty!

ObserverKult ua sjell disa thënie për gënjeshtrën nga autorë të ndryshëm:

Të dashurosh një femër me një zemër gënjeshtare është si të gjendesh në një varkë pa timon në mes të stuhisë./ Tim Severin

Nuk ka mëkat më të turpshëm se të gënjesh ata që besojnë në ty./ Melania Gaia Mazzucco

Gënjeshtrat më të neveritshme, zakonisht thuhen në heshtje./ Robert Louis Stevenson

Gënjeshtari duhet të ketë kujtesë të mirë./ Marcus Fabius Quintilianus

Disa persona gënjejnë në atë mënyrë që s’mund të besosh as të kundërten e asaj që thonë./ Franz Fischer

Ai që s’di të gënjejë, mendon se të gjithë thonë të vërtetën./ Franz Kafka

Dashuria të bën gënjeshtar./ Cassandra Clare

Asgjë e qëndrueshme nuk mund të ndërtohet mbi gënjeshtra./ Isabel Allende

ObserverKult