Nuk ka sivjet ceremoni të ndarjes së çmimeve MTV EMA, ja pse

Është anuluar ceremonia e ndarjes së çmimeve MTV EMA 2023. Kjo për shkak të luftës që po vazhdon të zhvillohet në mes të Izraelit dhe Hamas.

Ky show ishte paraparë të mbahej me datë 5 nëntor në Paris, derisa ishte planifikuar pjesëmarrja e këngëtarëve të njohur si Reneé Rapp, Sabrina Carpenter, David Guetta, the Kid Laroi, Jung Kook…

“Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e ngjarjeve botërore, ne kemi vendosur të anulojmë MTV EMA 2023 për shkak të kujdesit për mijëra punonjës, anëtarë të ekipit, artistë, fansa dhe partnerë që udhëtojnë nga të gjithë cepat e botës”, tha një zëdhënës në një deklaratë, shkruan stereogum.

Tutje, theksohet se show MTV EMA është një festë vjetore e muzikës globale.

“Me mijëra jetë tashmë të humbura, është një moment që duhet të shtyjmë MTV EMA”, thuhet tutje në deklaratë.

Show-i MTV EMA do të kthehet në nëntor të vitit 2024./ stereogum /ObserverKult


gjons's tears

Lexo edhe:

GJON’S TEARS SHPËRBLEHET ME ÇMIM NË “MTV EMA 2021”

Mbrëmë u mbajt ndarja e çmimeve muzikore ‘MTV EMA 2021’.

Në mesin e fituesve të shumtë ishte edhe artisti shqiptar, Gjon’s Tears i cili fitoi çmimin “Best Swiss Act”, transmeton “prive.al”.

I lumtur për këtë fitore, ai publikoi një postim në rrjetin social Instagram, ku falënderoi të gjithë fansat e tij që e kanë votuar, duke e bërë atë triumfues të çmimit.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


JACQUES PRÉVERT: KUR TI FLE

BUQETË POETIKE NGA PRÉVERT: KJO DASHURI KAQ E EGËR, KAQ E BRISHTË…

Ju ftojmë të lexoni një cikël të zgjedhur poezish nga Jacques Prévert, shqipëruar nga Kolec P. Traboini*

KJO DASHURI

Kjo dashuri kaq e egër
Kaq e brishtë
Kaq e prekshme
Kaq pashpresë
Kjo dashuri
E bukur si dita
E keqe si moti
Kur moti është i keq
Kjo dashuri është aq e vërtetë
Kjo dashuri është aq e bukur

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult