Nuk kanë ndryshuar të rinjtë, por kanë ndryshuar prindërit. Të rinjtë e sotëm nuk janë ndryshe nga të rinjtë e dikurshëm. Janë prindërit që janë ndryshe nga brezat paraardhës. Shumë prindër u ngulisin ide të gabuara fëmijëve. Imagjinoni një të ri që ka një problem në shkollë dhe prindërit i thonë se problemi nuk qëndron tek ai, por te mësuesit.
Tani, kur të rritet dhe të dalë nga shtëpia e tij, çfarë do të ndodhë? Do të gjendet përballë një bote të re, mes mijëra vështirësive dhe mijëra grackave nga të cilat nuk do të dalë dot. Do të mendojë për prindërit që i jepnin gjithmonë të drejtë.
Prindër, që kanë gënjyer nga dashuria, por gjithsesi kanë gënjyer pasi “ NUK MUND TË JESH GJITHMONË MË I MIRI”
Në skuadrat sportive e hasim shumë këtë problem me të rinjtë. Ajo çka i karakterizon është pasiguria në vetvete pikërisht nga sjellja e prindërve të tyre. Nuk kanë antitrupa për zhgënjimin dhe për këtë arsye nuk e pranojnë kurrë gabimin dhe ua vënë fajin gjithmonë të tjerëve. Kjo krijon pasiguri dhe frikë për të gabuar tek të rinjtë.
Ç’ personalitet do të kenë në të ardhmen?
Nga Julio Velasco
Përktheu Elona Caslli
ObserverKult
Lexo edhe:
Elona Caslli: Kur e pyesja nënën pse nuk ha, ja si përgjigjej