Nuk na e ka fajin Flori, që sot filmat e Ermal Mamaqit e Bes Kallakut shihen më shumë se filmat e Ndriçim Xhepës

Nga Adelina Shehu

Aktori i humorit, Florian Binaj, ka ngritur me të drejtë shqetësimin e degradimit të artit në Shqipëri.

Por pas monologut të tij, që ngrinte këtë shqetësim, në rrjet ka pasur debate të shumta, dhe vetë Flori është bërë objekt sulmi nga komentues të shumtë.

Ai është bërë fajtor, se është një ndër personat përgjegjës për degradimin e artit shqiptar, me shfaqjen e Portokallisë.

Vetëm se sulmi ndaj Florit është i padrejtë dhe ne duhet të merremi me arsyet e këtij problemi, jo me personin që e ngre si shqetësim.

Se është e tepërt, që t’ia lëmë fajin vetëm një njeriu, për degradimin e artit shqiptar.

E vërteta është se pas ’90-s nuk ndryshoi vetëm sistemi politik, por ndryshuan edhe shijet artistike.

Shqiptarët u dashuruan pas telenovelave meksikane e spanjolle pas rënies së komunizmit, ndërsa më pas pas telenovelave turke. Për të arritur pastaj tek programe të tilla si Përputhen apo Big Brother, që arritën rekorde shikueshmërie.

Pra nuk është vetëm faji i artistëve për këtë gjendje, por edhe i audiencës që kërkon një produkt të tillë. Dhe sot arti është biznes, dhe për të mbijetuar do t’i japë publikut atë që dëshiron, ndryshe vdes.

Nuk është si në komunizëm, kur çdo gjë ishte shtetërore dhe aktori nuk duhej të luftonte për të mbijetuar. Atëherë mendohej të bëhej një produkt cilësor, sepse nuk ishte kjo lufta e tregut. Ndaj shumë filma dolën aq cilësorë dhe janë kaq të dashur edhe sot e kësaj dite.

Se fjala vjen, Ndriçim Xhepa ka bërë shumë filma edhe në demokraci. Por ato nuk kanë pasur suksesin e filmave të komunizmit.

Pse? Sepse i tillë është tregu dhe shijet sot. Tregu do filmat e Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut, që edhe pse s’kanë talentin e Ndriçim Xhepës, kanë shikueshmëri të lartë. Dhe sot Ndriçim Xhepa, nuk mund të konkurrojë dot me ta.

Nuk konkuron dot, edhe sepse arti sot është marketing, dhe Ermal Mamaqi e Bes Kallaku kanë shumë fuqi ekonomike, pasi kanë akses në media e në rrjete sociale për t’i bërë reklamë produkteve të tyre, ndryshe nga Ndriçim Xhepa, që e ka të vështirë të gjejë fonde për të bërë filma, jo më për marketing.

Ndaj para se të akuzoni artistë si Florian Binaj për degradimin e artit në ditët e sotme, mirë është ta drejtojmë gishtin edhe nga vetja jonë, që rrinim deri në 4 të mëngjesit për të parë pocaqi të tilla si Big Brother e njerëz pa ndonjë vlerë të madhe, të tipit Luiz e Kiara./vjosa.net  

ObserverKult


Lexo edhe:

“LIBËR QË NUK E BLEN ASKUSH”, FLORJAN BINAJ “SULMON” HAPUR ERMAL MAMAQIN

Mbrëmjen e djeshme i ftuar në “Zemër Luana” ishte aktori i mirënjohur Florjan Binaj.

Binaj u vendos para një sfide krah artistit Bujar Qamili. Në ekran dolën foto personazhesh dhe Flori duhet të vizatonte diçka që i krahasonte ndërsa Qamili duhej t’u dedikonte një këngë.

Teksa në ekran u shfaq fotoja e Ermal Mamaqit, Flori vendosi të pikturonte një libër duke “thumbuar” me titullin që i mbivendosi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult