Letra e Juan Rulfos drejtuar Klara Apariso:
Vogëlushe:
Do të dish diçka?
Më në fund, arrita të dalloj se sa të ëmbël qenkan sytë e tu. Jo më parë se dje pashë në ëndërr se po të puthja sytë, pak mbi qerpikët, dhe ndjeva shijen e sheqerit në gojë; as më shumë e as më pak, të atij sheqerit që hanim në kuzhinë, fshehurazi nga nëna, kur ishim fëmijë.
Gjithashtu arrita të marr vesh se të dyja faqet, e djathta dhe e majta, paskëshin një aromë pjeshke, ndoshta sepse ua jep zemra atë shije.
Epo, sidoqoftë, çështja është se a mund të gjej kohë të të shoh përsëri?
Nuk ngopem aspak duke të parë, jo… Oh, sa i pikëlluar jam!
Dje të kisha në mendje, mendova sa mirë do të ishte sikur të gjeja rrugën drejt thellësisë së zemrës sate; vetëm atëherë e keqja e shpirtit tim do të merrte fund, menjëherë.
Dhe shumë shpejt fillova të mat madhësinë e dashurisë sime që ishte 685 kilometra rrugë.
Domethënë, nga këtu deri aty ku je ti. Aty mbaron. Sepse ti jeni fillimi dhe mbarimi i të gjitha gjërave.
Juan
Përktheu: Bajram Karabolli
ObserverKult
Lexo edhe: