Nuk shkon tek ABC News, Ben Blushi merr drejtimin e këtij televizioni

ben blushi
Ben Blushi

Ben Blushi para disa muajsh ishte një nga emrat më të përmendur në portalet shqiptare. Rrjedhja e pagave të mbi 600 mijë shqiptarëve nxori një lajm interesant: Blushi ishte njeriu më i paguar në Shqipëri.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste rezulton se është paguar rreth 20 milionë lekë të vjetra në muaj te Top Channel. Një pagë e paparë, edhe pse suksesi i tij në TV nuk mund të hidhet poshtë.

Rritja e klikimeve dhe rrjedhimisht fitimeve në Top Channel nuk kanë rënë në vesh të shurdhër. Ben Blushi së shpejti do të marrë drejtimin e një tjetër televizioni të fuqishëm kombëtar.

Fillimisht mendohej se destinacioni i tij i ri do të ishte ABC News, por mesa duket akordi nuk është arritur. Aventura e tij e re do të jetë Euronews Albania.

Ky filial i televizionit botëror me të njëjtin emër, me qendër Francë, ka dy vjet në treg dhe deri tani është dalluar për cilësinë e lartë të punës./preferenca.al

—————————–

Lexo edhe:

BEN BLUSHI NDRYSHON DESTINACION, BËHET DREJTOR NË NJË TELEVIZION TJETËR