Poezia”Miqtë” e Timo Fllokos
Kot e ke, më tha vetëdija,
Njerëzit s’janë përherë miq.
Ti pandeh se ata të duan,
Por në fakt i ke “armiq”!
I them vetes, pse, s’kanë shkak,
S’kam pushtet, as ofiq…
Nuk urrej askënd në botë,
S’ndaj të mirë dhe të liq!
S’ka të bëjë, ata s’të duan,
Afërmendsh i ke “miq”!
(Dashuri, ti s’fal, thotë Krishti,
Po s’i deshe dhe armiqtë!)
S’është çudi në këtë jetë,
Midis miqsh ka dhe “armiq”.
Helm i egos i ngërthen…
Dhe i bën oh sa të liq!
Mos u lig, mos u mpak,
Thotë vetvetja, je një hiç.
I pavlerë në këtë botë,
Po nuk pate dhe “armiq”!
Veç një jetë njerëz kemi
Si të mirë dhe të liq
E në pusi një ditë rënça
Mos qoftë tha ta kem nga miqtë.
ObserverKult
Lexo edhe:
“KËTË GRUA DIKUR E KAM LËNDUAR…”, LEKA SEFLA LEXON POEZINË E SOKRAT HABILAJ