Kam me t’tregue si asht me dasht.
Me dhanë dashni pa kursye
Me t’u gëzu zemra ma shumë se për veten.
Me u lut mbramjeve për ty
e masanej për veti.
Kam me t’msue sa e madhe asht zemra,
Të betohem!
Sa kam dashtë me t’dashtë!
Po ty ta zinin kohën marrëzinat.
Njerëzit shpesh s’dun’ dashni,
Se nuk e njofin.
Njejtë si deti që s’njef ranën,
Si dallgët që s’njefin erën.
S’dinë se pa at’ nji hiç do ishin
Asgja ma shumë. Asgja!
Kam me tregue si asht me dasht.
Nji ditë ke me pa.
Ka me t’u ngjall zemra. Vetëm.
ObserverKult
——————————————-
lexo edhe:
NURIE EMRULLAI, SHPALLET FITUESE E ÇMIMIT KADARE PËR VITIN 2023
Nurie Emrullai është shkrimtarja e re nga Kërçova e Maqedonisë së Veriut, që mori këtë vit Çmimin Letrar Kadare për vitin 2023.
“Është një emër surprizë, por plotësisht i merituar për këtë zonjë nga bashkëkombësit tanë në Maqedoninë e Veriut, edhe për të provuar se letërsia e mirë shqipe shkruhet kudo dhe jo vetëm në Tiranë“, tha kryetarja e jurisë, shkrimtarja Natasha Lako.
Emrullai konkurroi me romanin, “Duhet të jetë dashuria” dhe ishte fituese mes 27 dorëshkrimeve në prozë nga 27 autorë të këtij edicioni, të vitit 2023, që përkoi me edicionin e nëntë të këtij çmimi, themeluar në vitin 2014…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU