Nxënësit e 11 shkollave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës do të mësojnë për teatrin

Në kuadër të projektit “Teatri në edukim” projekt ky i ideuar nga organizata “BeYond NGO” dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) së fundmi kanë nisur përgatitjet me artistë nga Lugina, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ky projekt i cili ndahet në dy faza do të zgjasë dy muaj dhe do të realizohet në 11 shkolla fillore të Komunës së Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës ndërsa tema e cila do të diskutohet është teatri.

Nxënësit e 11 shkollave do të kenë mundësi që të mësojnë për teatrin, gjegjësisht punën e autorit, aktorëve, regjisorit, pra krejt atyre që punojnë që një shfaqje të vjen deri te premiera.

Ndërsa në fazën e dytë do të realizohet pjesa praktike ku fëmijët do të luajnë rolet që ata dëshirojnë si aktor, regjisor, skenograf, kostumograf, ndriçues dhe tonist, e si përfundim do ta realizojnë një shfaqje bashkë me ekipin realizues.

ObserverKult


Lexo edhe:

KATALOGU “MUZEU ETNOGRAFIK I GJAKOVËS”, NË SHËRBIM TË PROMOVIMIT TË VLERAVE

Këto ditë është finalizuar projekti, përkatësisht botimi i Katalogut “Muzeu Etnografik i Gjakovës”, i cili u mundësua nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Drejtuesit e Muzeut në Gjakovë e kanë mirëpritur daljen në dritë të këtij botimi, i cili sipas tyre do të shërbejë në promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të shprehura përmes krijimtarisë artistike dhe popullore në eksponatet muzeale.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:


çun lajçi dashni mes malesh

ÇUN LAJÇI: VDEKJA S’ASHT DASHUNIA QË VRET

Vdekja s’asht dashunia që vret, poezi nga Çun Lajçi

Dhimbje s’janë veç vdekjet
As vdekjet dhimbje që s’durohen
Jo. Ka diçka të tepërt mes ikjes e ardhjes
Malli vret kur je e s’je
Kur mundesh e s’mundesh
Kur sheh e s’t’shohin flet e s’të flasin
Vdekja s’asht dashunia që vret
As syni i kaltërt që t’përpinë mallëngjimit
S’asht gjuha që përplaset protezave
As vetulla fiskajë s’asht me ta dalldisë shpirtin
Dashunia asht plakja e plakja asht vdekja
E vdekja asht kocka që s’kapet kur thehet
Asht jeta që e don ma shumë se dhimbjën
Se ikjën se puthjën se lamtumirën
S’janë veç vdekjet që djegin janareve

Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult